Axhenda e Sorosit për fluksin migrator nëpër Europë

Diel, 17 June 2018 19:56

Nga Eden Kollçinaku

Portalet dhe mediat, kohët e fundit kanë raportuar se në Shqipëri do të priten të vijnë rreth 600 mijë refugjatë nga vendet e Lindjes së Mesme — propozim ky që vjen nga vendet e Bashkimit Europian, si një çështje për integrimin e Shqipërisë. Por kjo gjë ka edhe një prapaskenë. Vetëm një javë para se të botohej ky lajm, kryeministri Edi Rama kishte një takim me George dhe Alex Soros në Bullgari, dy nga aktivistët më të mëdhenj të lëvizjes së lirë të emigrantëve dhe refugjatëve, babë e bir — normalisht që kjo gjë krijon konspiracione, të cilat kanë baza të forta për të qenë të vërteta.

Çështja qëndron tek sovraniteti i kombit. Nuk po flas vetëm për Shqipërinë si komb, po për çdo shtet të Europës në përgjithësi, duke marrë shkas edhe nga politikat e Viktor Orbanit dhe Matteo Salvinit. Po e bëj krahasimin e epokës ku po jetojmë me ngjarje nga e kaluara.

Polonia, historikisht ka qenë një shtet i dominuar nga të huajt. Particioni i dytë i Polonisë — në atë periudhë kohe, Polonia ndahej në tre particione — u bë pjesë e provincës jugore të Mbretërisë Prusiane në vitin 1793. Më vonë, në 1806, ky particion u bë pjesë e Dukatit Napoleonitik të Varshavës, vetëm për t’u bërë pjesë e Polonisë Kongres. Polonia Kongres ishte një shtet klient i Perandorisë Ruse — shteti klient është një shtet ekonomikisht, politikisht ose ushtarakisht vartës nga një shtet tjetër.

Si pasojë e traktatit të Vjenës, pati një lëvizje tepër të madhe emigrantësh nga të gjitha vendet e Europës drejt Polonisë. Kjo politikë e ndryshoi pjesën qëndrore të Polonisë, duke e kthyer atë në një nga vendet me prodhimin më të madh të tekstileve në Perandorinë Ruse, e cila shkonte nga Europa Qendrore edhe deri në Alaskë.

Ishin gjermanët, polakët, hebrenjtë dhe rusët ata që ndryshuan dhe zhvilluan këtë kulturë, dhe bënë të mundur zhvillimin e shpejtë të këtij vendi që ndodhej në zemër të Europës. Identiteti polak u transformua, dhe ai i vjetri u zhduk, përfundimisht. Sot, këto vende janë të shqetësuara për identitetin e tyre kombëtar.

Raportet që dalin nga Organizata e Kombeve të Bashkuara tregojnë për rritje të numrit të emigrantëve dhe refugjatëve në kontinentin europian. Vetëm në vitin 2015, në Europë arritën 800 mijë emigrantë, 200 mijë prej të cilëve erdhën me anije. Imagjinoni sa mund të ketë shkuar numri tani që flasim.

Një ndër gjërat më të nevojshme që duhet të kuptojmë është edhe psikika e shteteve europiane, përveç aspekteve ekonomike, humanitare dhe politike që flukset migratore mund të sjellin. Mbaj mend një shkrim të Viktor Orbanit para disa vitesh, ku thoshte: “Gjithçka që po ndodh para syve ka rrezik të shpërthejë dhe të ketë pasoja për të gjithë Europën. Përgjigjia e Europës është çmenduri! Duhet të kuptojmë se politika e gabuar e Bashkimit Europian është shkaktare për këtë që po ndodh.”

Në editorialin e tij, Orban shtonte se: “Këta politikanë janë të papërgjegjshëm. Nëse Europa nuk kthehet me këmbë në tokë, do t’a gjejë veten mes një beteje ku do luftojë për fatin e saj.”

Miliarderi Soros dhe miqtë e tij aktivistë, organizatat e të cilëve po inkurajojnë dhe lobojnë politikanët në Europë për t’iu hapur derën refugjatëve, po mundohen të shkulin identitetet mbarëshekullore të këtyre vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë.

Kriza migratore në Europë po krijon dëme shumë të mëdha mes shteteve europiane, të cilat do jenë shumë të vështira për t’u riparuar. Shtimi i numrit të emigrantëve po i vendos kombet kundra njëri-tjetrit. Ekonomia është një aspekt ku të dyja palët edhe fitojnë edhe humbasin. Politika është një aspekt që po ndryshon shumë nga fluksi migrator, aq shumë, sa po sjell një valë të madhe nacionalizmi nëpër Europë — që për mendimin tim, ndikon në përmirësimin e çështjes së identitetit.

Aspekti më i dëmtuar është sovraniteti që po humbet. Nëse Europa humbet sovranitetin e vet, fuqia e saj në arenën ndërkombëtare ka për të rrënë ndjeshëm, duke i hapur rrugën një Lindjeje më të fortë dhe një Perëndimi më të dobët.

Modifikuar më Diel, 17 June 2018 20:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...