Rama po shemb Teatrin, nga urrejtja për kolegët që e njohin

Diel, 17 June 2018 20:01

Teatri që qëndron në këmbë në mes të Tiranës është një dëshmitar okular i të gjithë atyre të zezave që kur i mbledh bashkë bëjnë sot Edi Ramën. Përpos epsheve korruptive dhe oligarkike, Edi Rama në kllapinë për të shembur Teatrin tregon atë kompleksitetin që ka çimentuar unin e tij. Dështimi në art si piktor e degdisi Ramën si bohem rrugëve të Parisit dhe me t’u rikthyer si Ministër  i Kulturës, ai s’reshti pa sulmuar aktorë e aktore, me gjuhën e qosheve të rrugës, dhe ashtu, i veshur lara-lara, si një shkarravinë, firma e parë që hodhi si Ministër i Kulturës ishte hapja e një bingoje brenda në Teatër. Tanimë, si Kryeministër, ai pandeh se mund të luajë me jetën artistike dhe të artistëve shqiptarë si me ato goglat e bingos.

Tek shembja e Teatrit Kombëtar,  Edi Rama ka projektuar gjithë urrejtjen e tij ndaj artistëve. Pse? Sepse ata e njohin mjaft mirë Edi Ramën. Ata e dinë, pa qenë nevoja ta shohin Edi Ramën në dhomat e zhveshjes, se çfarë pështjellimesh dhe bipolariteti fshihet tek ky Kryeministër. Ata s’kanë nevojë të shohin një foto nudo të tij në plazhet e Francës për të kuptuar se është përditë cullak. Ata s’kanë nevojë për të dëgjuar numrin e divorceve për të parë se çfarë dhune ushtron ndaj femrave. Ata s’kanë nevojë të dëgjojnë ato batuta prej klubi-skedinash, për të kuptuar sesa rrafsh është kulturalisht. Por, çka i djeg më shumë Edi Ramës, është se ata e dinë që ai s’është artist. Pikërisht për këtë, për çka artistët dinë për të dhe për çka dëshmon dhe i kujton ai  Teatër, Rama me shembjen që po bën, po “vret” jo vetëm Tempullin e Kulturës së Shqipërisë, por ata që e njohin se çfarë çorbe frojdiane është.   

Modifikuar më Tuesday, 19 June 2018 15:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...