×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Lajmi shkencor i Plasarit dhe lajmet e zeza të Tiranës qeveritare

Diel, 24 June 2018 12:13

Nga Fahri Balliu

Këto ditë studiuesi, shkrimtari, personaliteti i shquar i kulturës dhe shkencës tonë historiko-letrare, Z.Aurel Plasari, kumtoi për mediat një lajm të mirë lidhur me një dokument historik të Marin Barletit si autor. Sigurisht për elitën intelektuale shqiptare dhe për njerëzit në pakësim që besojnë tek vlerat e vërteta, ky ishte një lajm për të cilin duhet ti shprehim mirënjohjen studiuesit Plassari. Nuk i kap kreditet për të vlerësuar, roli që do luajë ky dokument në fatet e studimeve shkencore, për atë epokë të ndritur të kombit tonë.

Kumti shkencor i Plasarit ka edhe një vlerë tjetër shumë të madhe. Ngjarje me rëndësi gjithnjë janë poliendrike. Atë ditë që Plasari shpallte lajmin e tij, Tiranën e mbysnin plot lajme të tjera, portale, gazeta, televizione. Por drama e lajmit në Shqipëri ka hyrë në suazat e epokës enveriste, ku lajmet i bën vullneti i qeverisë. Financat e saj të cilat merkatojnë qelizat e rëndësishme të përhapjes të lajmeve mikrobe për mashtrimet e kryeministrit, gënjeshtrat pa fre të tij, apo kodoshllëqet e një viktime të kodoshëve që quhet Erion Veliaj. Të dy këta janë kodoshë të lajmeve. Njëri paguan në kryeministri me dhjetra biba dhe dylberë, që prodhojnë lajme të cilat si morrat, i hanë sytë shqiptareve. Tjetri në bashki ka një staf me dhjetra vetë që bën portretin fals dhe mbulon vjedhjet e pastra në institucionin e tij, që në të vërtetë është ‘Ferma Veliaj’.

Përmbytja e ujit që ndodhi dhe kaloi, tregoi falsitetin e lajmeve të bashkisë për Tiranën. Por përmbytja që mbeti është përsëri ajo e lajmeve kokëzeza të televizionit personal të Gadafit Rama,Usein Ramës apo Rohan dhe Asadit. Te këto lajme dhe gjithë kjo batërdi rrenash, po fshehin një akt komb-zi që po ndodh, atë të zëvendësimit të shqiptarëve të Skëderbeut, me ithtarët e sulltan Saletit e Gazetit. Edhe në këtë pikë lajmi dhe fuqia evokuese e dokumentit ndriçues të zotit Plasari, merr një vlerë plus.

Praktikisht lajmi shkencori i Plasarit, tregon se bijë më të mirë të këtij vendi, në errësirën e gënjeshtrave dhe vjedhjeve në përpjekjet e neveritshme që bën qeveria, ndezin një dritë dhe një llampë shprese, se jeta intelektuale jeta në përjetimin e vlerave, lufta për ta lartësuar jetën e kombit vazhdon, nuk rresht, para çdo zezone. Prandaj veç vlerës shkencore që mund të jetë objekt i dikujt tjetër, ky lajm ka këtë vlerë të madhe ndriçuese, emancipuese. Është një thirrje për të gjithë njerëzit e vlerave, njerëzit që e duan jetën e bukur shqiptare, në truall shqiptar e kudo. Prandaj është e mjerë çdo hapësirë portali gazete, televizioni, ku qorollisen gënjeshtrat e administratës së Ramës dhe angullimës së dështakëve, duhet bërë kryeministër, pastaj të hapë ekspozitë kulture.

Padyshim që pas librit famëmadh ‘Skëderbeu’, me këtë lajm të fundit, Plasari kalëron suksesshëm dhe me virtuozitet edhe pse qeveria mënjanon vlerat dhe shpall elita fallco nga arkitektë bel-këputur apo grari të dalë duarsh.

Modifikuar më Hënë, 25 June 2018 09:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...