×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rama pjesë e mafies botërore të emigrimit

Diel, 24 June 2018 09:19

Redaksionale

Për gjithë opinionin botëror përditë e më shumë po bëhet e qartë se çështja e emigrantëve po del nga  kuadri i studimeve sociale, kulturore, fetare, ushtarake.

Anijet e  mbushura me emigrantë drejt Italisë, Maltës, Gjermanisë, Holandës, Amerikës duket se kanë një organizim shumë të egër.

Asnjëherë nuk është ndalur në një hetim serioz as OKB-ja as një qeveri, për ta parë burimin e organizimit teknik të nisjes së një vapori dhe të mbushjes së tyre me emigrantë.

Këtu ka bashkë një filozofi për ta përmbytur dhe shkatërruar perëndimin edhe një plan biznesi.

Pse është kaq e zorshme të zbulohet sesi hipin dhe si i mbledhin dhe çfarë paguajnë këta emigrantë që zënë vaporët?

Në vend të kësaj diskutohet vetëm ti pranojmë ose mos i pranojmë.

Nuk studiohet vendi i origjinës dhe origjina e faktit kriminal të hyrjes së këtyre emigranteve.

Qëndrime e Holandës, Hungarisë së voni të Italisë apo një pjese të qeverisë gjermane për bllokimin e tyre janë  lajme që po e trysnojnë mafien e fshehtë në biznesin  e emigrimit.

Po të zhvillohej kjo ngjarje dhe ky subjekt vetëm në vende të tjera, do të kishte vetëm vlera kulturore dhe shkencore historia, por kjo mafie e emigrimit po sulmon egër vendin tonë ku është kryeministër personaliteti i të cilit lejon çdo krim mjaft që të paguajë koston e karriges së tij politike.

Shpopullimi që po i bën ai vendit me qeverisjen e  tij tragji-komike është akti i parë për të zëvendësuar kundërshtarët e tij me hallexhinjtë e dynjasë së madhe. Ky është një rrezik i madh kombëtar dhe tregon sesi me atlete qesharake mund të vrasësh atdheun dhe vendin ku ke lindur. Rama po paguan kronika nëpër medie të ndryshme për të bërë portrete humanitare të emigrantëve që kanë mbërritur në Shqipëri dhe e sheh të mundshme hajen e kampeve për ta.

Ai i shikon ata si një tender financiar ndërkombëtar, por edhe si realizim të perversiteteve që ofron filozofia e grupit sorosiane prej nga ai ka dalë.

Gjithsesi Rama me kryqëzatën e vet të varfërimit dhe shpopullimit, si dhe në hapjen e mundësisë për kampe po sjell funeral kombëtar.

Në qoftë se nuk ndalet do përsëritet për të dhjetën herë licensa që i është dhënë këtij njeriu pas çdo kobi që ka bërë në jetë.

Ai është pjesë e magjstiralit mafioz ku emigrimi është një biznes kriminal.

Modifikuar më Hënë, 25 June 2018 09:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...