Janë bërë disa ditë që nuk e shohim Lalin e Rilindjes të dalë në asnjë prej mediave që i kontrollon dhe që i del shqiptarëve çdo ditë 24 orë në 24 dhunshëm në çdo ekran të mundshëm.
Duket që babai i Rilindjes, Edi Rama e ka bllokuar. Arsyet janë të shumta por dy prej tyre spikasin mbi të gjitha.
E para ka të bëjë me barbaritetin që Veliaj ka tregon dhe tregon në çdo lloj dalje publike.
Veliaj nuk respekton asnjë parim njerëzor dhe Rama shikon rrezikshmëri tek ai si në rastin e Arditit. Veliaj ka talentin talentin dhe pacipësinë e tij për të mashtruar mbi çdo gjë, duke kaluar kështu edhe vetë Ramën, duke ia marrë edhe të vetmin talent që ka Kryeministrit tonë. Rama nuk mund ta tolerojë këtë
Arsyeja e dyta ka të bëjë me faktin se Mesa duket Tahiri paska ende pushtet në Partinë Socialiste dhe pritet rikthimi i tij. Rivaliteti i Veliajt dhe Tahirit për të vjedhur sa më shumë dhe për të marrë sa më shumë pushtet, brenda dhe jashtë partisë, është i njohur. Ndaj Rama përzgjedh momentalisht të mbështesë grupin e Tahirit në PS.
Duke i hequr Lalit të Rilindjes mini ERTV-të, qartazi qeveria ka halle dhe probleme të tjera, ndaj njerëzit sot dërgohen tek portali ‘3 minutësh’ dhe kështu ‘zgjidhen’ menjëherë hallet e tyre 5-vjeccare. Një mashtrim ky sa cinik edhe qesharak.
Janë pikërisht këto betejat e Ramës Veliajt dhe Tahirit, për më shumë vjedhje dhe pushtet pse abuzimi kaloi limitet dhe i la njerëzit pa strehë, pa punë, pa bukë, pa asnjë shpresë për të ardhmen. /55news.al/