“T’i marrin të keqen Ramës e Ruçit”. Ka qenë kjo shprehja simbol e një prej mbledhjeve më të neveritshme që janë bërë ndonjëherë në Partinë Socialiste.
Ishte shprehja e ditës e ‘intelektualit’ të madh të Rilindjes Sadri Abazi në ditën e ‘kryqëzimit” të Arben Malajt në Grupin e Partisë Socialiste. Një mesazh shumë i turpshëm që dilte nga ajo Seli për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Tani në retrospektivë, me një analizë të thjeshtë, në arrijmë në përfundimin që në fakt ajo nuk ka qenë një rrufe në qiell të hapur, që super ‘intelektuali’ analfabet rilindas na qenka kujtuar të thotë perla në një mbledhje kaq të rëndësishme.
E gjitha ka qenë një strategji e mirëmenduar e Ramës për të ofenduar, zhdukur dhe linçuar të gjithë njerëzit më me peshë në Partinë Socialiste. Sot kur kanë kaluar më shumë se 13 vite që Rama e ka marrë drejtimin e kësaj force politike nuk e kemi më Arben Malajn, Kastriot Islamin, Ben Blushin, Rexhep Mejdanin, Etem Ruka, Marko Bello etj etj.
PS që nisi me Dritëro Agollin ka përfunduar te ‘elokuenca’, edhe pse nuk dinë të lexojnë e Sadri Abazit dhe Pjerin Ndreut. Rama e ka kompleksin e inferioritetit ndaj intelektualëve për shkak defiçencës që ka vetë në këtë drejtim.
Ashtu siç po bën gjithçka për të shkatërruar artin dhe kulturën në vend për shkak se është artist i dështuar, në të gjithë këto vite ka bërë gjithçka për të bjerrë nga intelektualët Partinë Socialiste për shkak të pseudo formimit intelektual të tij. /55news.al