Nga Petrit Vasili
Kundër Teatrit dhe jo në Teatër;
në parlament në një salleë ku era e rëndë e injorancës kutërbon dhe jo në Skenën e Teatrit;
nga 75 obskurantiste,
shpirtshitur e inkuizitorë dhe jo nga të vërtetë aktorë,
.....u luajt Makbethi qeveritar,grabitqar,
syshqyer,zgërdhitës.
Sipari ra në skenën e rreme parlament, por në duart e tyre gjaku kullon e kullon..... në duar,në mendje në ndërgjegje.
Do të doje një ditë, një mesditë, një muzg, një natë të thellë Makbethi kryeqeveritar që t'i lajë duart.
Por do të vuajë pa fund sepse sa më shumë t' i lajë aq më shumë ato burojnë gjak.
Do përpiqet t'i fshijë pas rrobave, pas karriges, pas shpinës se sejmeneve shpinëpërkulur, por më kot, ato përsëri burojnë e burojnë gjak.
Nga ankthi, nga gjumi që e ka braktisur, nga gërryerja pa shërim e ndërgjegjjes, nga buçima ndër veshë e mallkimeve që vijnë nga fundi i shpirtit, nga urrejtja që vjen nga sytë me lot....Ai nuk do çlirohet kurrë.
Vetveten nga fantazma e vetes nuk do të mund ta ndajë kurrë.
Ç'fund i tmerrshëm e i frikshëm.....