Nga Jorida Tabaku
Rama paska firmosur dje një kontratë në Samitin e Londrës ku është betuar për luftë kundër korrupsionit. E gjitha kjo është në funksion të spektaklit dhe shfajeve që Rama I ka pa TVSH.
Nuk ka nevojë për një kontratë të tillë kur ligjet e vendit garantojnë transparencë. Por, synimi kryeministrit është krekosja majë korrupsionit që vetë ka ligjëruar, normatuar dhe ngritur në sistem.
Qenka angazhuar se do të luftojë pastrimin e parave duke treguar burimin e financimeve të PPP, kur departamenti amerikan i shtetit e ka cilësuar Shqipërinë si vend kryesor në pastrimin e parave. Ndërkohë që ka dhënë kontrata PPP firmave guaskë (offshore) ku nuk dihet e identifikohet pronari si Inceneratorët, Porti i Karpenit, Air Albaniae së fundmi projekti për 8 kullat në Tiranë dhe prishjes së teatrit janë vetëm disa shembuj.
Ka firmosur në kontratë se tenderat e koncesionet e radhës do të jenë me kon konkurrencë të hapur ndërkohë që aktualisht 30% e tenderëve e tenderëve dhe koncesioneve janë pa garë dhe në kundërshtim me ligjin e i fitojnë vetëm një grusht njerëzish të lidhur me pushtetin.
Qenka angazhuar se do ketë konkurrencë të lirë ndërkohë që në programin “1 mld Euro” deri më tani 4 prej 7 projekteve I kanë shkuar firmave me një ofertë të pakërkuar. Ndërkohë, pavarësia e Agjencisë se Prokurimeve Publike është inekzistente. Sistemi online nuk përdoret dhe nuk është përdorur për asnjë projekt PPP.
Kësisoj, betimi i Ramës se do të angazhohet më luftën ndaj korrupsionit dhe do të krijojë institucione të pavarura është gënjeshtra e radhës kur është ai penguesi kryesor i krijimit të SPAK?
Shfaqja e shëmtuar por e mirëllogaritur përpiqet të fshijë nga kujtesa e qytetarëve kalimin e 3 ligjeve me emra biznesi në kuvend dhe në kundërshti me Kushtetutën: ligji Fusha shpk për shkatërrimin e godinës së teatrit në këmbim të kullave, ligji për kompaninë kineze të lidhur me Olsi Ramën për portin e Karpenit dhe ligji për aeroportin e Vlorës.
Shqiptarët nuk kanë asnjë iluzion se çdo gjë është fasadë e propagandë, fatkeqësisht këtë po e kuptojnë dhe partnerët ndërkombëtarë. Ka një dhe vetëm një pengesë për integrimin e vendimit dhe është kjo qeveri dhe Edi Rama. Asnjë kontratë formale e fasadë nuk shërben për asgjë për sa kohë realiteti është ndryshe.