Nga Luçiano Boçi
Ministrja e arsimit që fle mbi paaftësinë e vet lapidare ngatërron me dashje politikën me pazare, Ministrinë e Arsimit me Ministrinë e Brendshme.
Seriozisht po, ke marrë përsipër diçka:
Shkatërrimin e arsimit dhe të mësuesit.
Natën e gjatë që përjeton sot arsimi e keni sjellë ju znj. Ministre me varrosjen dinjitetit të mësuesit e pedagogut, me degradimin infrastrukturor e programor dhe me groposjen e Universiteteve publike.
Paaftësia profesionale falet për çdokënd, por paaftësinë njerëzore e paske akoma më të madhe dhe të pafalshme.
Megjithatë po të ndriçoj dhe njëherë, jo me 10 pika se e di që ke vështirësi. Po përdor vetëm një dorë:
1. Dëftesës së lirimit (klasa e 9-të) i mungonte lënda nr. 10. Si duket pazaret jua ngatërrojnë edhe llogaritë e lëndëve...
Apo....sa gishta kanë duart zonja Ministre?
Kjo ishte pyetja që na bënte mesuesja e klasës së parë kur mësonim numërimin...
Foton e dëftesës (si provë) po e postoj përsëri.
2. Pasi detyruat mësuesit të ktheheshin nga pushimet (në shkelje të kontratës së sapofirmosur kolektive) e t'i plotësonin me dorë, u detyruat t’i tërhiqni plot 35 mijë dëftesat e lirimit... prej deklaratës sonë.
A mbani Ju znj. Ministre përgjegjësi direkte për këtē SKANDAL???
Kush i paguan kostot e dëftesave të pavlefshme??!!!
3. Meqenëse doje një emër qoftë të vetëm si sfidë, po të jap një emër të njohur publikisht: rastin e vajzës së të mirënjohurës e respektuarës Mesila Doda. Të ka përkushtuar dhe një status për këtë (foto).
Çfarë do mërmërisësh pas kësaj?!
4. Pavarësisht se mësuese matematike, as llogaritë e nxënësve nuk dini t'i bëni. Rreth 420 mijë nxënës ndjekin mësimin nga klasa 1 deri klasë 11. E këtu nuk llogaritet numri i maturantëve e as atyre që duan të ikin jashtë e që po i sorrollasni me letra në duar, sa nga një zyrë në tjetrën e duke jua djegur afatet. Megjithatë asnjë maturant nuk ka marrë diplomë të Maturës Shtetërore. Asnjë nxënës i klavase 10 dhe 11 gjithashtu.
Ndërsa vetë mësuesit e të gjithë klasave të tjera nga klasa e parë e më tej, kanë deklaruar se dëftesat do jepen në gusht apo shtator.
5.Sa i takon tenderit, ju Znj. Nikolla duhet ta dini fare mirë se specifikimet teknike (mbi formatin, llojin, sasinë e dokumenteve) shkollore, i bën MASR dhe jo MB. Apo jua ka marrë mendjen pazari?!
MASR nuk ka arritur të kryejë detyrimet e veta në kohë, duke ja hedhur topin Xhafës.
Nuk e di nëse mund t'ju shpëtojë fakti që fajin ja kaloni Xhafës, që edhe pa këtë ka “hallet” e veta, por është e pafalshme që për t'i bërë figurë të mirë Kryeministrit, ju të mashtroni publikisht në këtë mënyrë arrogante!
Shihemi në prokurorinë tënde të përkohshme të mosvarme!