Klithmë e fermerit në telefon

Premte, 13 July 2018 19:38

1 kuintal grurë = 4 pica në restorant

Nga Qemal SAKAJEVA

Po të ishte i vetmi, domethënë hallin e tij të mos e kishte tjetërkush, gjithësesi përgjigja bëhej më e lehtë. Po ashtu edhe ngushëllimi për të. Por Ndini C. nga Këmishtaj i Lushnjës është vetëm  njëri prej tyre.

Këtë mik të vjetër, e telefonova si zakonisht, në kohën e punëve të shumtë të verës. Ky fermer me bënim në fshat është  punëtor i palodhur, një specialist i vjetër i bujqësisë, mandje i klasit të parë. Në tokën e tij ka bërë disa prova për sukses.

E pati mbjellë misër duke ditur nevojën e tregut për bukë dhe ushqimin e kafshëve. Mezi e tregtoi prodhimin dhe me çmim të ulët, edhe pse misër në Shqipëri mbillej pak. Më pas pati ngritur serrë me plasmas, në të cilën mbolli tranguj. Puna ishte e vështirë nga temperaturat e larta sa “të binte leshi i kokës”, ndaj brenda saj punonte vet,  nuk i fuste të dy fëmijët, me frikën se mos i sëmureshin. Por, siç thuhet në Myzeqe, dha pallmën për të tregtuar prodhimin. Dhe fundi nuk e kënaqi aspak. Vitin që shkoi mendoi tjetërçka: duke parë që në Shqipëri nuk mbillet sipërfaqja e duhur me grurë dhe për sigurimin e bukës importohet drithë nga jashtë, të tre hektarët e tokës që ka i  mbolli me këtë kulturë bujqësore.

Pikërisht, telefonata e asaj dite e gjeti në gjendje të sikletshme. Ndini kishte  “hedhur lekë në tokë” për  plugim, plehrim, mbjellje, kullim, spërkatje me herbicid kundër barërave të këqija, korrje me autokombajnë, thasë dhe transport. Në përfundim arriti një prodhim të kanaqshëm: në tre hektarë mori 100 kuintalë grurë. Për të lehtësuar shitjen kreu në laboratorin e Lushnjës analizat e cilësisë së prodhimit. Më gjithë këtë sasi prej 100 kuintalësh dhe dokumentacionin shoqërues të vlerës së grurit, mësyu tregun.

Por ngeci keq: gruri nuk shitet edhe pse në vend nuk prodhohet sasia e nevojshme për bukë. Tregtarët sikur tallen me çmimin që japin. Ndinit nuk i bën zemra që 100 kuntalë  grurë t’i japë sa për të marrë paratë e  shpenzuar gjatë vitit për ta prodhuar.

-Më dhemb koka, jo nga vapa, po për mundin dhe shpenzimet.  Nuk kam ku ta shes. Nuk  di ku ta mbaj. Nuk kam si ta fal.

-Çfarë çmimi të kanë dhënë?

Sikur e zuri korenti.

-Ore, himet i blejnë më 30 000 lekë të vjetër kuntalin, ndërsa për një kuintal grurë të cilësisë së parë nuk të japin as 25 000 lekë të vjetër?!

-Po në ndërkohë çfarë bën?

-Ja, e kam hapur grurin në të gjitha anët rreth e rrotull shtëpisë. Një pjesë e kam mbledhur pirg. Gjithë ditën kthe e përkthe me lopatë që të mos më dëmtohet.

-Sasia e grurit që prodhohet në Shqipëri është shumë larg nevojave që ka vendi për të siguruar bukën për një vit. Pse ky çmim i ulët?

- Unë di punët e fermës time. Nuk di punët e Shqipërisë. Por kemi mësuar që, tregtarët  blejnë me çmimin shumë  të ulët në Serbi, grurë që është për ushqimin e kafshëve, i cili në Shqipëri  bluhet  për të gatuar bukën e njerëzve.

Çmimi i ofruar është shpërfillës i djersës së derdhur dhe shpenzimeve të kryera nga fermeri, sepse  për  1 kuintal grurë tregtarët nuk japin as sa shuma e lekëve që duhen për të blerë  4 pica në restorant, ndërsa për të gatuar 4 pica në piceri nuk nevojitet më shumë se 0.5 kg miell!

Çfarë prapësie e paudhësie është të mos e shesish dot grurin si flori, që rritet në  Myzeqenë e famëshme!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...