Trinia e Kosovës

E mërkurë, 18 July 2018 16:28

E pandarë. E pavarur. Shumëetnike 

Nga Qemal SAKAJEVA

Po të ndjekësh deklarimet dhe sjelljet e zyrtarëve të lartë serbë, të mëparshëm e të sotëm, vjen e natyrshme pyetja: Për çfarë zhvillohen bisedimet e tejzgjatura në kohë mes Serbisë dhe Kosovës?! Edhe pse ato ndërmjetësohen nga Bashkimi Europian, të mbështetura me autoritetin e SHBA, ngjajnë me pëlhurën e Penelopës, në pritje të Uliksit (normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë) që nuk mbërrin!

Serbia e di që, Kosova ndjek, beson dhe e mbron si fe, Trininë e saj: E pandarë. E pavarur. Shumëetnike.

Serbia e di që, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në dhjetë vite kohë, nuk i kanë dërguar për udhëtim turistik në Kosovë, tri figurat më të mëdha: në nëntor 1999, Presidentin Bill Klinton; në verën e vitit 2001, Presidentin Xhorxh Bush; dhe, më 21 maj 2009, Nënpresidentin Xhozef Bajden. Secili ka shpallur që Uashingtoni mbështet në çdo hap përparimin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Serbia e di që, Republika e Kosovës është njohur ndërkombëtarisht në mënyrë bindëse dhe, Beogradi sillet i nervozuar pas çdo thirrjeje amerikane për njohje dhe i dëshpëruar pas çdo lajmi të ri njohjeje.

Serbia e di që, asaj i duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Kjo i intereson të arrihet sa më shpejtë, duke gjykuar se Europa vetëndjehet në borxh ndaj saj dhe se ia ka nevojën për qendrueshmërinë politike në gadishull. Me këtë arsyetim, ku hapur e ku me veprime, Beogradi ëndërron që, nga brenda BE-së t’i mbyllë Kosovës derën për aty, duke përsëritur më vonë kundër saj, modelin e vetos së zgjatur greke ndaj Maqedonisë.

Ndër të gjitha çështjet për të cilat Serbia thotë retorikë e bën politikë, më e rëndësishme për të mbetet kjo: shpejtësia e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Brukseli i ka thënë fraza mjaft joshëse dhe Uashingtoni i ka shprehur mbështetje.

Duke qenë se ky është proces që nuk kryhet as në një javë e as në një vit, plotësimi i kushteve nga Beogradi, dhe nga Kosova gjithashtu, për afrim të përditshëm me Brukselin, është i mirëpritur. Por, askush nuk mund të parashohë kohën e anëtarësimit të plotë. Nëse, deri atëherë, Serbia do ta ketë njohur pavarësinë e Kosovës, Beogradi do t’i ketë shërbyer vetvetes, më fort se çdo mbështetje europiane apo përkrahje amerikane. Nëse, deri atëherë, edhe pushtetarët e ardhshëm do të përsëritin fjalën “Kurrë!”, nuk ka zgjidhje tjetër, përveçse politikës serbe do t’i përcillet kumti që, rruga e Serbisë për në BE kalon nga Kosova. Atje, doemos, duhet të lexojnë saktë dy fjalët amerikane “ nuk presim…” dhe “ne presim..”, të shqiptuara qyshkur nga Uashingtoni për ta: “Shtetet e Bashkuara nuk presin që Serbia të njohë Kosovën”, çka do të thotë që Kosova është e sigurtë dhe do të përparojë edhe pa njohjen serbe; dhe, “Ne presim që Serbia të bashkëpunojë me Bashkimin Europian dhe faktorët e tjerë ndërkombëtarë rreth Kosovës, të serbëve dhe shqiptarëve, duke shmangur, që ata të bëhen viktima të mospajtimeve politike”, çka do të thotë normalizim të marrëdhënieve dhe  pajtim me realitetin  politik në Ballkan.

Ajo që në Beograd mund të mos e dinë dhe aq mirë, a mos është që: Serbia, vërtetë beson se do të kapërcejë pengesën e mosnjohjes së Kosovës dhe BE naive do t’ia hapë dyert për ta ngatërruar pastaj Brukselin nga brenda zyrave të tij? Ambasadori Riçard Hollbruk, gjatë një vizite në Kosovë, pati paralajmëruar që, “Bashkimi Euriopian nuk duhet ta pranojë Serbinë në gjirin e tij, sepse nuk e ka njohur Kosovën dhe se ky do të ishte një gabim i madh dhe i rrezikshëm”. Nuk duhet të ketë qenë mendim vetjak e i shkëputur, i serbëve të rrethinave larg qendrës së tyre, deklarata e Oliver Ivanoviç, që pati thënë për Kosovën se, “Rruga për në Bashkim Europian kalon nga Serbia”.

Por, nga Serbia nuk kaloi as çlirimi, nuk kaloi as pavarësia, nuk do të kalojë as futja në NATO dhe anëtarësimi në BE.

Serbia vazhdon të jetë një plagë politiko - sociale majisëse e nacionalizmit të vet nëpër gadishull. Ndërsa Kosova, që është ulur në tryezë dhe bisedon me Beogradin, nuk i lutet Serbisë të besojë në Trininë e pacenueshme: E pandarë. E pavarur. Shumëetnike.

Në jug të Serbisë është Republika e  Kosovës,  e cila e nderon dhe e mbron si fe Trininë e saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...