Ka filluar izolimi ndërkombëtar i Ramës

E mërkurë, 01 August 2018 20:02

Nga Fahri Balliu/

Mbështetja që Rama ka patur nga Ndërkombëtarët, ambasadorët, qeveri apo institucione, ka qenë e paprecedentë. Edhe pse ai vinte nga një karriere politike me shumë plagë si ish-kryetar Bashkie, por ia kishte dalë përmes platformës së Sorosit dhe investimit të tij të shmangte nga personi vetë, përgjegjësinë për themelimin e korrupsionit në ndërtim si kryebashkiak me normën “20%”, ia kishte dalë me pagesa serioze në prokurori dhe gjykata të mbyllte hajdutërinë e tij masive me tenderat si ministër Kulture apo si kryebashkiak.

Gjithsesi  kur erdhi në krye të qeverisë duke luajtur për së 100 herë rolin e suksesshëm të një anarshisti të një njeriu të ardhur nga arti, si tip i veçantë snobist apo humorist , ai ia doli që në komunikimet e para ndërkombëtare të bënte një prezantim gjithsesi të pranueshëm me nëntekstin që mund të përkufizohet në kuriozitetin e këndshëm me fjalët “Çfarë tipi”, jo burokrat, jo zyrtar.

Ky që ia kishte dalë në Shqipëri t’ua hidhte të gjithë politikanëve, pale miletit duke, i udhëhequr si njeri i papërqendruar te karrigia e pushtetit, si një politikan bohemist që ku mbillet nuk korret, që s’përdorte lekë dhe nuk mbante me vete, e kishte shumë më të lehtë t’ua hidhte të huajve kur prapa kishte dhe gjeneratorin soros, me projekt-sjellje dhe me para për ta ushqyer pozitivisht portretin e kryeministrit të ri.

Ashtu si kali, kalon njëherë në urë me të hedhur, ashtu si kotruvja që vete njëherë në çezme dhe thyhet, ky ca nga ca filloi të lexojë edhe në planin privat, personal të sjelljes.

Brekushet dhe atletet e bardha shkelja e protokolleve, dhe edukata e themeluar prej shekujsh në marrëdhëniet e udhëheqësve shtetërorë, zbuluan një njeri që në thelb ishte dikush tjetër. Baza e veprimit dhe aksionit të tij ishte mashtrimi dhe gënjeshtra, pa aftësia në drejtim e një serë konceptesh kriminale për ekonominë, pale në politikën e jashtme.

Gjëja e parë që iu zbulua ishte mungesa e seriozitetit. E dyta që ishte më tronditëse , ju hoq maska që i zbuloi rolin te kanabizimi. Të gjitha këto u shoqëruan me një rezistencë të madhe edhe vetë brenda ndërkombëtarëve, në kancelaritë e tyre. E bënte më të vështirë leximin e të vërtetës, veçanërisht mbështetja e ambasadores së BE, Vlahutinit, e cila ishte dhe mbeti deri në fund mbështetësja e të gjithë të zezave të Ramës dhe qeverisë shqiptare.

Nuk dihet se sa dhe mbi ç’motive ishte ky shërbim, por rekomandimet e  saj i kanë vënë në pozita qesharake ekipin e eprorëve të saj. Sepse deklaratat e tyre nuk përputhen me të vërtetën dhe realitetin politiko ekonomik në Shqipëri.

Më i ngatërruar me këtë histori , pas Vlahutinit del Flakenshtaini, por në momente të caktuara nga zyra e Eurokomisionerit Hahn janë shfaqur teza kriminale mbi demokracinë deri në atë që, “zgjedhjet mund të ketë edhe pa opozitën”. Ky grup ndërkombëtarësh, “sovjetik”, shumë shpejt s’do të dinë ku do të futin kokën, por gjithsesi mund të fshihen pas faktit që nuk i dhanë qeverisë Rama datën për hapjen e negociatave, duke e ndëshkuar atë dhe veten për një kohë të dytë.

Këtu ka filluar izolimi i Ramës nga ndërkombëtarët, në plan më të gjerë. Në një plan më konkret ai ka filluar që nga Bundestagu gjerman, ku trupa politike e këtij shteti ndjeu se kryeministri trup gjatë ishte një xhuxh në sinqeritet dhe në të vërtetën e tij politike. Integriteti i Ramës është venë, këtu për herë të parë, në pikëpyetje. Dhe pastaj ka bërë këngë në të gjitha kancelaritë.

Për shkak të mediokritetit politik Rama e ka ndihmuar izolimin e vet me dashuri për Erdoganin dhe më të ashtuquajturën moskokëçarje për këshillat e miqve tanë strategjikë.

Euforik dhe i lehtë duke menduar se votat merren në Shqipëri dhe këta të huajt  në mos blihen, gënjehen, ai në çdo takim ndërkombëtar humbet në peshë sikur të ishte në hënë.

I fshehur pas të ashtuquajtur reformë dhe vetting ai nuk i ka shpëtuar syrit të të huajve qoftë në presionin dhe ndikimin që ushtron fshehurazi mbi trupat e reformës, por edhe për faktin se nuk iu dha kurrë fonde të duhura dhe shtyu krijimin e institucioneve të reja në kalandrat greke. Këtu ai ka marrë me të vërtetë kartonin e kuq nga të huajt. Loja e tij për të përfaqësuar opozitën edhe në këtë pikë i ka , si ka edhe nja dy javë kohë, për t’iu kthyer atij vetë si një mandat ndëshkuese i rendë. Por ndërkombëtarët goditjen më të madhe ia kanë dhënë kur nuk i kanë afruar asnjë ndihmë, asnjë mundësi sepse kanë parë një politikë kriminale në ekonomi me ato PPP e famshme.

Ndërkombëtarët analizuan thellë batërdinë e koncesioneve dhe tenderëve publikë që jepen vetëm e vetëm për vjedhje dhe brenda ciklit të një komisari kyç. Për këtë raste DASH goditi dhe ndëshkoi rendë plagën vdekjeprurëse të ekonomisë shqiptare që kulmon me idenë se kjo qeveri punon vetëm për vete dhe ndan diçka me klientët e saj.

Rama e inkriminon biznesin me metodat e tij dhe ndëshkon çdo investitor të huaj që mund të shfaqet në horizont. Por mungesa e investitorëve të huaj është një tjetër izolim i ndërkombëtarëve për Ramën.

Procesi i leximit dhe i konfuzioneve të ndërkombëtarëve për zullumin e qeverisë në raport me krimin e organizuar është intensifikuar, është i përditshëm dhe afron çdo ditë dhe më shumë me luftën e frontit opozitar saqë kronikat në radion e rëndësishme në Zërin e Amerikës, tingëllojnë si alarm i opozitës.

Ditët e ardhme, pas një dyjavëshi të nxehtë temperaturash, do të jenë më të nxehta në këtë temë të izolimit të Ramës dhe qeverisë së tij deri në rënien katastrofike të saj, të ngjashme me mbytjen e anijes që thith në humnerën e vet të buzëqeshurit e hajdutëve të këtij vendi dhe populli të varfër.

Modifikuar më E Enjte, 02 August 2018 14:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...