Nga Fahri Balliu
Burime që nuk duan të identifikohen duan të thonë se i gjithë projekti i prishjes së ligjit për detin me Greqinë, që u bë nga Qeveria Berisha, dhe bërja e një ligji të ri nga Qeveria Rama është i George Sorosit.
Mendja diabolike financiare e Soros e kaloi konceptin për ligjin nga ai politiko-kombëtar-gjeografik në një koncept biznesi. Askush nuk është më i zoti se Soros për të nxjerrë dhjamë nga pleshti, por në këtë rast pleshti është deve.
Me konceptin aktual me Ligjin për Detin me Greqinë Sorosi bëhet aksioner i fuqishëm në një investim të ardhshëm në kërkimet e naftës, në ato kilometra det që ne humbasim. Sigurisht në një përqindje serioze është edhe Edi Rama, bashkë kërkues.
Edi Rama nuk e ka të panjohur këtë rrugë dhe formë përfitimi. Sepse e gjithë jeta e tij si kryebashkiak u pasurua nga përvoja e të bërit ortak dhe të kthimit në biznes të pronave të të tjerëve.
Duke qenë se Rama nuk ka asnjë pengesë në moralin e vet, në formimin, ndërgjegjen dhe psikikën e tij e konsideron edhe Atdheun një thelë të majme. Ai përditë e dëshmon këtë në të gjithë orientimin vrastar të ekonomisë dhe në përdorimin e mazhorancës së vet, si një vrasëse me pagesë.
Partia e verbër ndaj interesave kombëtare dhe e regjimentuar në zbatim të vijës politike të kryetarit nuk është duke parë se ku po e degdis vendin për së dyti herë pas Enver Hoxhës.
Dhe ashtu si herët e tjera në histori Partia ka mikun e madh; Titon, Stalinin, Mao Ce Dunin, dhe tanimë ka George Sorosin, i cili në asnjë aksion në vendimmarrjen e tij në Shqipëri nuk përfaqëson Amerikën por vetëm vetveten.
Në këto kushte plani i Sorosit për Ligjin e Detit është afera e fundit e tij në kurriz të dikujt, në këtë rast të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Vizita e djalit të tij nuk ishte një vizite për qokë por për të parë si po ecin pronat dhe projektet e reja që familja e tyre, përmes veglës kriminale Edi Rama, po zhvillojnë fitimet e ardhshme.