Shqipëria po zhbëhet

E Enjte, 16 August 2018 11:42

Nga Bujar Nishani

INSTAT (Instituti i Statistikave) konfirmoj para pak ditësh alarmin e dhënë prej kohësh nga njerëzit e përgjegjshëm të këtij vendi: Shqipëria po zhbëhet!

Deri në vitin 2030 ky vend do mbetet me më pak se 1 milion banorë!!

Por ky institucion (megjithëse ekstremisht i vonuar në këtë konkluzion) tregon se si dhe sa shumë kanë degraduar institucionet e një shteti që duhet të ishte serioz, më e pakta.

INSTAT, i paraparë në legjislacion dhe i ndërtuar jo pa vështirësi, si një institucion i pavarur dhe kredibël nuk do mund ti shpëtonte dot kulturës të ringjallur bolshevike, të kapjes politike dhe trajtimit si një sekretari teknike e propagandës qeveritare.

Analiza më e fundit për shpopullimin e Shqipërisë nga ky institut, mbështetet kryesisht në argumentin e raporteve disproporcionale të vdekje/lindjeve në vend duke argumentuar numërin e ulët të lindjeve. Të thuash qesharake është pak.

Ti thuash paaftësi, është e pamjaftueshme.

Ti thuash veçse një maskë politike, do mbetej e pa plotë.

Më 10 gusht, ditën europiane të rinisë, organizmat e pavarur deklaronini se : “70% e rinisë shqiptare kërkonin të largohet nga vendi si rezultat i papunësisë dhe humbjes së besimit tek qeverisja”.

Shifrat e statistikave serioze të vendeve pritëse tregojnë një emigrim masiv të shqiptarëve renditur pas sirianëve të gjendur në luftë dhe masakra.

Tendenca e largimit nga vendi duket të jetë edhe më dëshpëruese pasi ajo reflektohet tani jo vetëm tek të papunët, tek kategoria e shtresës së varfër, tek popullsia rurale, por masivisht edhe tek ai grup që pas shumë përpjekjesh ja kishte arritur të ndërtonte një standard mesatar ekonomik dhe stabilitet jetese familjare.

Arsyeja fare e qarte.

Pasiguri, frikë, ambjent armiqësor, mungesë totale e funksionimit të shërbimit shtetëror.

INSTATI i qeverisë shqiptare duke përmendur shkarazi emigrimin e shpërndan atë në mënyrë manipulimi hilanjos politik, si një fenomen i shtrirë nga viti 2011 e në vazhdim.

Padyshim qe viti 2011 dhe 2012 nuk ishin si vitet 2007-2008-2009 kur emigrantët shqiptarë në Itali e Greqi nisën të kthehen në Shqipëri bashkë me partnerë italian e grekë në investime të bisneseve kryesisht në fushën e shërbimeve.

Ishte një periudhë pothuajse bumi investimesh të mesme nga ky grupim dhe investimesh madhore nga gjigandë ndërkombëtarë të energjisë, infrastrukturës dhe industrisë përpunuese.

2015 e në vijim shënoi nisjen e largimeve masive.

Në 2017 qeveritë e vendeve kryesore evropiane thirrën me urgjencë në kryeqytetet e tyre ministrat shqiptarë duke i vënë përballë ultimatumesh për ndalimin e emigracionit nga Shqipëria.

Përgjatë 2018, disa ministra të brendëshëm të huaj vizituan Shqipërinë me statusin e emergjencës në vendet e tyre nga emigracioni dhe kriminaliteti i eksportuar nga Shqipëria.

Sot, pas këtij raporti të INSTAT, të maviosur me katran manipulativ politik, asgjë nuk ka ndryshuar.

Pasiguria e shqiptarëve vijon të shtohet !

Shpresa tek të gjitha gjeneratat për të nesërmen po shuhet me shpejtësi !

Ikja nuk ndalon !

Në vitin 2030 do jemi më pak se 1 milion !

Po nuk e ndaluam ringjalljen e të keqes, në 2040 do katandisemi ndoshta vetëm disa qindra mijë !

Territori do tu jepet atyre që e lakmuan dhe synuan ndër shekuj por veç sot po e marrin nga markato-diplomacia e vulëbajtësve.

Mos prisni që qeveritarëve t’jua ndjejë për këtë zhbërje.

Për ta edhe ndiesia e të ndenjurave tani nuk u shijon më në bisnes-klasin e avionëve komercial por duhet ti shtrinë tekat ndër

jet-privatët luksozë teksa vështrojnë nga lart delet.

E qeshen !

Modifikuar më E Enjte, 16 August 2018 11:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...