Koment: E pazakonshme - Merkeli flet hapur!

Tuesday, 28 August 2018 08:33

Nga Jens Thurau (DW)

Kancelarja e shfrytëzon intervistën e verës në Televizionin e Parë Gjerman për disa konstatime të qarta. Duket se ka pasur ndjesinë se kjo duhet bërë, mendon Jens Thurau.

Me Kancelaren dhe intervistat e verës me të nuk është kaq e thjeshtë puna. Normalisht Angela Merkeli nuk është shumë e hapur për ta kuptuar, shumicën e herëve përmbledh diskutimet dhe tregohet e përmbajtur me konstatime. Por pas një vere mosmarrëvjesh të ashpra brenda koalicionit për politikën e azilit, kur pati njerëz që folën për një ecje të mundshme drejt shpërbërjes të bashkësisë unioniste të CDU dhe CSU-së, Merkeli vendosi që të qartësojë tani disa gjëra, aq më tepër kur në javët e fundit kanë shpërthyer sërish disa debate të papritura brenda qeverisë. Po t'i marrim me radhë: Idenë që pensionet të stabilizohen deri në vitin 2040 në një nivel prej 48 përqind, siç e dëshiron SPD, Merkeli nuk e konsideron me vlerë. Pra me sa duket mbetet që pensionet të jenë të garantuara deri në vitin 2025 dhe pas kësaj kohe të vendosë një komision. Kjo është përcaktuar kështu edhe në marrëveshjen e koalicionit. "Ne nuk duam t'i bëjmë të pasigurtë njerëzit me ide si këto", shton më tej Merkeli.
Të respektohen vendimet e gjykatave
Për këtë duket se ajo është marrë vesh me Horst Seehoferin, me ministrin e saj të Brendshëm nga CSU, i cili në intervistën thuajse paralele në Televizionin e Dytë Gjerman flet thuajse njësoj. Dhe më tej: pengimin e një ekipi të ZDF nga policia në një demonstratë populiste të djathtë në Dresden Merkeli e dënon qartë, ajo lëvdon kërkimin falje nga Presidenti i atjeshëm i policisë. Demokracia është më tepër se mendimi i perceptuar i shumicës, thotë ajo shumë qartë, në të bën pjesë mbrojtja e minoriteteve, liria e mendimit dhe e shtypit. Që gjithnjë e më shumë politikanë u vënë pikëpyetje vendimeve të gjyqit, sepse kjo nuk përshtatet me pozicionet e tyre, për këtë Merkeli ka një pikëpamje të qartë. "As mua nuk më pëlqen çdo vendim i gjykatësve, por unë i respektoj ato!" Në thelb e trishtueshme që Kancelarja detyrohet të bëjë një pohim të tillë, por është gjithsesi mirë. Edhe sekretarja e saj e përgjithshme e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer merr një mesazh të qartë. Ajo pati menduar me zë të lartë për një "vit social" të detyrueshëm për të rinjtë, ndoshta edhe për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Merkeli thotë qartë se shërbimi i detyrueshëm ushtarak nuk do të kthehet edhe njëherë. Dhe nëse Heiko Maas, ministri i Jashtëm nga SPD kërkon të flitet me një gjuhë të qartë me Presidentin e paqetë çdo moment të SHBA, Merkeli për këtë (këtë ajo e thotë duke buzëqeshur me qetësinë më të madhe) nuk ka gjë kundër.
"Amaneti im? Evropa!"
Të duket e habitshme sa qartë shprehet Merkeli në 20 minuta të një bisede të zhvilluar me ngut. Por ajo duket se e ka kuptuar që në kohët kur distanca midis njerëzve në shoqëri po bëhet gjithnjë e më e madhe, në kohët e debateve shpesh që të hutojnë dhe të shpejta në politikë, prej kryeministres kërkohet një fjalë e qartë, jo vetëm nga Presidenti Federal, edhe nëse kjo nuk i përgjigjet sjelljes së saj të natyrshme, e cila është pritëse. Në fund pastaj Merkeli nuk i shmanget as pyetjes, se cili duhet të jetë mbishkrimi i madh për periudhën e saj në post si kancelare, kur kjo periudhë të përfundojë ashtu si parashikohet në vitin 2021. Që mbajta të bashkuar Evropën, kjo është e rëndësishme, thotë Merkeli. Mjaft e vështirë për momentin, gati vizionare. Por e vendosur kjo përgjigje tingëllon gjithsesi.
Ah po, për politikën e azilit dhe të refugjatëve në bisedë u bë krahasimisht pak fjalë. Tema të tjera po dalin tani në plan të parë. Kancelarja nuk duket se ka gjë kundër kësaj, pas nje vere debatesh gati në panik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...