Edi Rama në Shëngjin, zhytet në breg

E Enjte, 30 August 2018 07:00

Nga Lindita Metaliaj

Edi Rama vizitoi Shëngjinin, ashtu siç i ka hije një kryeguide turistike që drejton një qeveri e cila në fakt është qeveri vizitorësh. Viziton një vend, lëshon një shashkë propagandistike prej andej, drekon e darkon dhe, kthehet përsëri në Tiranë! Pra vizitorë! Kaq!

Të nderuar miq, qeveria "Rama" në këto pesë vite ka hartuar pesë buxhete shteti, pra ka menaxhuar rreth njëzet miliard euro. E në njëzet miliard euro dhe pesë vjet, as nuk gjeti kohë as nuk deshi të ndajë asnjë qindarkë për rrugën Shëngjin-Lezhë dhe lidhjen e Kunes me autostradën për t'ia lehtësuar Shëngjinit trafikun. As dha fonde për rrugën e Torovices. Asgjë!
Edi Rama, politikani skandaloz i cili në vitin 2015 deklaroi se kush voton për kandidatët e opozitës për bashkitë do të mbetet pa ujë sepse qeveria nuk do t'i japë fonde. A thua se paratë publike i ka personale. Ky politikan skandaloz prej tre vitesh ka vendosur aparteid mbi bashkinë Lezhë! Nuk i alokon fonde, si e si për të luftuar kundërshtarin politik duke përdorur paratë publike për ketë luftë, pa i dhembur se kështu po lufton qytetarët e rrethit Lezhë, sepse pasojat dihet kush i paguan. Populli.
Vazhdon ende me fabulën se punë ka por nuk ka njerëz që duan të punojnë! Nga ana tjetër e ka pranuar vetë se shqiptarët emigrojnë në Gjermani për të kërkuar punë. Pra shqiptarët dashkan të punojnë, mirëpo e kërkokan në Gjermani punën. Pse nuk e kërkojnë në Shqipëri, meqë paska? Kësaj nuk mundet t'i përgjigjet. Dihet se pse. Sepse në Shqipëri nuk ka punë. E gjitha është manipulim i paturp.
Edi Rama është veshur si polumbar dhe pretendon se po noton thellë e po gjen thesare. Në fakt ai i veshur si polumbar po zhytet në breg dhe të gjithë njerëzit po qeshin me përpjekjen e tij!

Modifikuar më E Enjte, 30 August 2018 18:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...