Republika në monarki dhe monarkia në republikë!

E Enjte, 30 August 2018 09:42

Nga Artan Fuga

Monarkia, ajo kushtetuesja nuk është e keqe në vetvete, madje shpesh njëmijë herë më e mirë sesa një republikë e çalltallosur, nuk janë budallenj danezët, belgët, suedezët, norvegjezët, anglezët, as qytetarët e Monakos, Luksemburgut, e me radhë, puna është se ne nuk kemi as monark, as legjitimitet monarkik dhe as traditë monarkike, madje as personalitet monarkik të sotëm!
Dhe mbi të gjitha: Të gjithë duam të jemi mbretër!
Ne vazhdojmë të jemi në një republikë që prej tre dekadash funksionon si monarki absolute, jo kushtetuese, me bashkim pushtetesh te një dorë e vetme. Prandaj monarkia kushtetuese do të kishte qenë një hap përpara në krahasim me monarkinë absolute tiranike të një republike pa din e pa iman.
Monarkia angleze përshembull funksionon jo sepse anglezët janë tipa flegmatikë, se në Londër bie shumë shi, se kështu e ashtu. Jo ore jo. As sepse për sytë e bukur të Ledi Disë. Por, sepse janë inteligjentë në politikë. Populli ndan:
simbolikën e shtetit,
nga pushteti i përkohshëm i një politikani,
nga tradita shtetrore e vendit.
Sepse po u bashkuan në një të gjitha këto, pra edhe shteti edhe pushteti, edhe tradita që nga Skënderbeu deri te Princ Vidi duke kaluar nga Zogolli i Parë, pra i pushtetshmi vendos edhe për historinë, atëhere i pushtetshmi nuk është më mbret, por është vetë Zoti.
Pushtetari barazon veten me të gjithëfuqishmin duke u bërë edhe gjyqtar, media, historian, profesor, urbanist, sportist, mjek, ekonomist, akademik, televizor, gjithçka.
Kurse anglezët e zgjuar e ngrenë simbolin e monarkisë në qiell. Por, i heqin asaj pushtetin e përditshëm mbi njerëzit. Prandaj, asnjë kryeministër atje nuk është zoti i plotfuqishëm. Vjen Bleri ikën Bleri. Nuk qendron tre mandate.As dy ndonjëherë. Ikën nga sytë këmbët me dështimin e parë politik.
Simbolika e shtetit është e shenjtë, por pa pushtet. Sepse mitologjia e simbolikës bashkuar me pushtetin e bën pushtetarin si mëkëmbës i Zotit në Tokë, bëhet Faraon.
Simbolika veç, pushtetari veç me pushtetin e tij.
Ky është kushti që pushtetari ta konsiderojë pushtetin si të përkohshëm dhe mos e mbaj veten si inkarnacioni i shtetit.
Historia e shtetit veç.
Qindra vjet mishëruar te familja mbretërore, jo te pushteti i radhës. Skënderbeu anglez nuk njësohet dot me Tereza May sepse mishërimi i historisë është te familja mbretërore.
Puna është se ne nuk kemi traditë monarkike. Cdo monark sado i zoti dhe i mirë kur vetëshpallet shënjohet si uzurpator. Ky është fati i keq.
Prandaj Shqipëria nuk ecën në pushtet e në qendrueshmëri politike. Sepse e kërkon monarkinë, por monarkia nuk arrin dot të legjitimohet.
Ja përse Ismail beu dha dorëheqjen brenda pak muajve. Sepse pushtetet e ndara territorialisht ia hangrën kokën.
Ja përse si shpëtim zgjidhet një fis Monarku te Princ Vidi. Por sapo bëhet edhe ai rrëzohet se qendron në ajër.
Ja përse Zogu nga president u bë mbret. Sepse si President nuk do ta kishte të gjatë në thyejqafje. Për të mos humbur pushtet duhet të merrte më shumë pushtet. U bë Mbret sepse poqese nuk bëhej mbret nuk rrinte dot President. Por, sapo u bë mbret, nuk kishte qendrueshmëri sepse askush, as brenda as jashtë nuk i përulej me admirim si mbret. I përuleshin me frikë çka është fillimi i fundit.
Ja përse sekretari i parë ishte mbret jokushtetues. komunizëm, por, monarkizëm amà. Amà monarkizëm pa kushtetutë, pra mbretëri absolute, e prej andej nis shkatërrimi i vetvetes, kombit, qytetarëve.
Kryeministri postkomunist ka pushtet si një mbret ndonëse rregjimi është demokratik. Që të ketë pushtet të qetë duhet të jetë mbret, por që të jetë mbret, menjëherë kthehet në uzurpator.
Nuk kemi kushtet si Anglia : familje monarkike, traditë monarkike, admirim monarkik nga popullsia, monarkia e pranuar nga politika pikërisht si një instrument ekulibri brenda saj. Në mënyrë që asnjë kryeministër të mos kujtojë se pushteti i buron faktikisht nga e drejta natyrore, pra është mëkëmbësi i Zotit në Shqipëri.
Kriza zgjidhet me monarki kushtetuese, por monarkia kushtetuese në Shqipëri bëhet shkak për kriza edhe më të mëdha. Prandaj ne kemi republikën më të keqe, gjysëm monarki, prandaj kemi edhe monarkinë më të keqe, pra si gjysëm republikë.
Gjysëm republike ose gjysëm monarkia janë e njejta gjë, janë monarki absolute në një republikë populisto-oligarkike. Ne jemi monarki në republikë, ose republikë në monarki, pra një monarki pa kushtetutën e vet, një monarki absolute në republikë populiste.
Në thelb, kjo është kriza politike e vendit, kërkon një pushtet që poqese e ka e çon krizën edhe më keq sesa është.
Nëse monarkia është një paradoks, një e keqe e mirë, ose një e mirë e keqe, duhet ecur në rrugë të tjera: REPUBLIKE TJETER!
Por, çadra e prishi imazhin e Republikës te shqiptarët.
Megjithatë duhet ndarë dështimi i çadrës nga Republika tjetër, nga e dhjeta, që zgjidh përfundimisht pushtetin politik duke i hequr pushtetit politik bazën e të drejtës natyrore dhe hyjnore, e duke ekuilibruar:
shtetin me partitë,
nëpunësin me politikanin,
gjyqtarin me pushtetarin,
dhe elitën politike me qytetarin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...