PD kundër çdo ligji që shkatërron Teatrin dhe grabit pronën publike për afera klienteliste kriminale

E Enjte, 13 September 2018 08:37

Nga Albana Vokshi

Partia Demokratike ka një qendrim shumë të qartë në lidhje me ligjin “Fusha”. Partia Demokratike është kundër çdo ligji i cili ka për subjekt shkatërrimin dhe prishjen e Teatrit Kombëtar.  Partia Demokratike është kundër çdo ligji prek pronën publike duke e tjetërsuar atë dhe duke ia dhuruar privatit për afera klienteliste kriminale.  Partia Demokratike është kundër çdo ligji i cili ka për subjekt tjetërsimin e pronës publike në varësi të pushtetit vendor pasi shkel parimet kushtetuese.
Kushtetuta i ka fare të qartë ndarjen e kompetencave të pushteteve, të atij qendror dhe pushtetit lokal. Në momentin që kemi të bëjmë me një varësi apo në kompetencë të bashkisë për tjetërsimin e saj siç është rasti edhe i një pjesë të sipërfaqes prej 2200 metra katrorë në varësi të Bashkisë së Tiranës, kompetencë për tjetërsimin e kësaj sipërfaqe është vetëm Këshilli Bashkiak i Tiranës me votim mbi 3 të pestat.
Nëse kemi për subjekt pjesën tjetër që i përket Teatrit që është rreth 5500 metra katrorë që është në varësi të pushteti qendror, të Ministrisë së Kulturës, atëhere është fare e qartë se Edi Rama nuk ka nevojë për një ligj të ri pasi kemi një ligj ekzistues, ligjin për partneritetin publik-privat dhe ligjin e koncensioneve i cili i ka shumë të qarta procedurat që duhet të ndiqen për hapjen e një gare për ristrukturimin apo rindërtimin e Teatrit Kombëtar.
Pra, Rama në asnjë moment nuk ka nevojë për një ligj të ri, për një ligj special. Edhe përgjigja e Bashkimit Europian vërtetoi pikërisht atë që PD ka thënë që ditën e parë, që ligji “Fusha” është një ligj klientelist dhe korruptiv. Ndaj ai duket kthyer mbrapsht.
Partia Demokratike denoncon gjithë cirkun e Edi Ramës. Denoncon gjithë talljen që Edi Rama po bën me qytetarët për gjoja amendimin e një ligji për të hapur një garë për tia dhënë përsëri kompanisë me të cilën ka bërë pazarin, me kompaninë Fusha. Partia Demokratike e ka fare të qartë që ligji Rama-Fusha është një projekt për pastrimin e parave të krimit dhe të drogës dhe përfitimin e minimumit 205 milionë euro të cilat do ti ndajnë Rama dhe Fusha. Kjo është arsyeja që Partia Demokratike është kundër këtij projektligji sepse është një ligj antiligjor, është antikushtetues dhe është një ligj që përdoret për pastrimin e parave në favor dhe fitimit të Edi Ramës.
Partia Demokratike ka qenë që ditën e parë në krah të artistëve, në mbështetje të tyre. Partia Demokratike ka qenë që ditën e parë në krah të qytetarëve që duan të ruajnë vlerat monumentale, trashëgiminë kulturore të qytetit të Tiranës dhe ne i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që së bashku të mbrojmë me çdo kusht dhe me çdo kosto vlerat artistike e kulturore, politike të Tiranës. Jemi dhe do të jemi në krah të artistëve dhe qytetarëve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për rrëzimin dhe kthimin mbrapsht të ligjit korruptiv dhe antikushtetues Rama-Fusha dhe sigurisht miratimin e dekretit të Presidentit. ​

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...