Mjeshtër të palaçollëkut‎

E Enjte, 13 September 2018 07:15

‎Nga Oerd Bylykbashi

Nje zevendes i Veliajt tha sot se ata paskerkeshin patur shqetesim qe zhvillimi i truallit publik tek Teatri te behej me gare te hapur publike, por kete e paskerkesh penguar fakti qe aplikanti Fusha qenka fqinj me bashkine! Me siguri desh te thoshte qe trualli i Fushes ishte kufitar me truallin prone e Bashkise.
Medemek, ato 298 m2 te Fushes mbanin peng shtetin qe te zhvillonte me gare te hapur e transparente gati 9.000 m2 truall shtet. Madje aq i pengonte Fusha, sa i paskerkesh detyruar qe vetem me dy faqe kerkese, te behen bashke qeveri, bashki e parlament e te bejne ligj vetem per Fushen. Madje te prishin edhe Teatrin Kombetar.‎ Sigurisht e kane te shenjte pronen e privatit, u qan zemra ndaj bene keto sakrifica.
As u shkoi fare nder mend ta shpronesonin Fushen nga ato pak 298 m2 kur paskan dashur kaq shume garen. Ashtu sic shpronesuan mijera metra katrore te familjes se vjeter tironce per t'ia dhene truallin e tyre xhamise se re.‎ Fundja me cmimin qe i nxoren truallit, pak qindra mijera euro demshperblim Fushes per 298 m2 e shpronesuar dhe nuk e kishin me pengesen qe i paska vene ne siklet.
Lere pastaj qe kryetari i bashkise nuk ka kompetence te vendose per trojet e saj, por kete e ben keshilli bashkiak me shumice te cilesuar qe Erioni nuk e ka. Ky detaj i "vockel" nuk i paska shqetesuar fare.‎
Cfare palacosh! Edhe kur zhyten ne llucen e turpit, perdridhen e duan te duken qelibar!‎‎

Modifikuar më E Enjte, 13 September 2018 10:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...