×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Librat mbetën jetim se fëmijët i përzunë nga ky vend!

Premte, 14 September 2018 13:55

Nga Bujar Nishani

Librat e shkollës të fëmijëve shqiptar po mbeten jetim! Pak ditë më parë një lajm pothuajse i kobshëm u bë prezent nga vetë autoritetet e qeverisë së Tiranës. Në qarkun e Fierit mbyllen 16 shkolla! Shkaku, largimi i familjeve shqiptare bashkë me fëmijët e tyre nga Shqipëria drejt emigracionit.

Këto tre vite të fundit kemi largimin më masiv që nga ai i 1990-1991. Në këto dy valë të mëdha emigrimi ka padyshim karakteristika të ndryshme, synime të ndryshme, pritshmëri të ndryshme, pasoja të ndryshme. Por refleksioni në krahasimin midis këtyre dy rasteve duket të jetë shumë i trishtë. Në të ‘90-at dominonte ëndrra, adhurimi, etja për modelin, realitetin, jetën, civilizimin, kulturën, oportunitetin e perëndimit, kapitalizmin, Evropën. Shkuarja drejt së ardhmes së mirë, me synimin e ndryshimit të asaj që lihej pas.

Në prag të 2020 evidentohet ikja nga realiteti i pashpresë.  Mungesa e dëshirës dhe hapësirës për t'i pritur atje ku shkojnë, limitimi i skajshëm i oportuniteteve ku stacionohen, nuk frenon fatalitetin, pakënaqësinë, zhgënjimin, braktisjen ndaj asaj që lenë.

Në ‘90-ën, shpresa dhe besimi ishin motivi. Në 2018, dëshpërimi është vrastari.

Të mbyllen 16 shkolla vetëm në qarkun e Fierit do të thotë praktikisht se janë larguar më shumë se 1/3 e nxënësve brenda një viti. Është larguar truri, energjia, familja, trashëgimia e vendit.

Kjo është tradhtia më e madhe kombëtare ndaj shqiptarëve që nga 1912-ta. Ky fatalitet që po na kolapson në vend që të sfidohet, kthehet në komedi politike. Përgjegjësit e vetëm të përzënies s? fëmijëve dhe mbylljes së shkollave shfaqen duke “dhuruar” libra. 
Por librat s'ka kush ti marrë !  Fëmijët kanë ikur!
Kanë ikur, se që të mësojnë duhet të mos kenë uri.
Kanë ikur, se që të dalin për në shkollë, duhet të jenë të veshur e të mbathur.
Kanë ikur, se që të mbërrijnë në shkollë duhet me se të lëvizin e udhë që ti çojë atje.
Kanë ikur, se që të nxënë duhet të mos dridhen nga kallkanosja.
Kanë ikur, se që të kontribuojnë fort nesër, duhet edhe të qeshin e të gëzojnë.
Kanë ikur se për ta nuk ka ushqim, nuk ka veshje, nuk ka siguri, nuk ka shërbim, nuk ka gëzim.
Kanë ikur dhe librat i kanë lënë jetim !
Jua kanë lënë ato ti mbajnë në duart e pista atyre që në vend të fëmijëve shqiptar u duhen ata 6-7 oligarkët tahmaqarë.
Jua kanë lënë atyre që u gëzohen kullave në vend të shkollave, çarterave në vend të klasave të ngrohta me zhurmë nxënësish që vibrojnë, parave të pista të narkotrafikut në vend të librave të fëmijëve, errësirës në vend të dritës, ikjes në vend të lindjes.
Ndaj librat e nxënësve mbetën jetim këtë vit në Shqipëri.
Sot mbetën jetim librat e nxënësve e nëse nuk e ndalim këtë fatalitet, shpejt do të mbeten rrugët, bizneset, tokat, shtëpitë, trashëgimia jetim.

Librat mbetën jetim se fëmijët i përzunë nga ky vend.

Që e gjithë kjo tokë të mos mbetet jetim, duhet që shqiptarët të përzënë nga zyrat ku vendoset fati i tyre, shkatërruesit e Shqipërisë, jetës së tyre, të sotmes dhe të ardhmes së tyre, shpresës dhe besimit.

Përndryshe do mbetemi veç dëshmitarë pa zë të kësaj tradhtie të madhe kombëtare !

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...