×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Fronti opozitar dhe 16 shtatori i Ramës dhe Tërmetit

Diel, 16 September 2018 14:24

Nga Ilir Nikolla

16 shtatori ka hyrë në historinë e shtetit shqiptar si një ditë ku shqiptarët kërkojnë bashkimin mes vedi për të konsoliduar pavarësinë e për të çliruar vendin nga pushtuesit e huaj. Sot patëm një lexim të ri të rreshtimeve të forcave politike në përvjetorin e Konferencës së Pezës. Fjala “front” u dëgjua sërish e gjithashtu edhe fjala “çlirim”. Është Fronti i Opozitës së Bashkuar, të cilit sot ju shtua edhe PDIU, një parti me konsistencë elektorale në dekadën e fundit, që sot shpalli se objektiv i vetëm i tij është çlirimi i vendit nga diktatura e bashkëqeverisjes së Ramës me krimin e organizuar.

Këtë 16 shtator patëm edhe Tërmetin e Edi Ramës, i cili që nga Tepelena ja mori publikisht këngës për diktatorin më të egër të shekullit 20. Tërmeti i këndonte Enverit dhe Ramës që e ka i vetëm tepsinë e pushtetit.

Pra, kemi Frontin e Opozitës se Bashkuar nga njëra anë dhe Ramën e vetëm, që “jeton me situatën”, duke e zgjidhur vetminë, sa me këngën e Tërmetit e Taulantit, sa me keqpërdorimin e historisë e thuajse gjithmonë duke “shtrënguar radhët” nën darën e Erdoganit.

Tepsia e pushtetit nuk është e mbushur nga dora e Jezusit, pra me mallra që shumëfishohen me shpirtin e shenjtë, prandaj edhe ajo s’po del më. Pakënaqësitë janë kudo dhe kemi mbërritur në situatën ku qeveria shpall sukses kalimin nga 40 operatorë në fushën e basteve sportive, në 20 operatorë (në fakt janë veç 3 operatorë-oligarkë), duke i lëshuar të tjerët në rrugën drejt “Frontit”.

Taulant Balla foli dje me një gjuhë pushtuesi, teksa shpalli se “do t’i marrim” edhe bashkitë që qeverisen nga opozita. Sipas parimit leninist “gjithë pushtetin sovjetëve”, këtë 16 shtator, hesapet i kemi të qëruara. Është nga njëra anë Tepsia e Ramës, që shkëlqen nga vetmia, puthadorët këngëtarë dhe oligarkët që rrëzojnë njëri-tjetrin nga tepsia dhe nga krahu tjetër Frontin e Opozitës së Bashkuar dhe gjithë të përjashtuarit e tjerë që kanë veç një rrugë njëkalimëshe, atë drejt opozitës.

Sido që ta llogaritësh, simbolika e 16 shtatorit, identifikon Ramën si pushtues dhe frontin opozitar si front rezistence. Punet kanë shkuar larg dhe Rama tani as ka mundësi të joshe ndokënd drejt tepsisë dhe as ka forcë të mbrohet nga fronti që është bërë gati ta kërrejë.

Modifikuar më Hënë, 17 September 2018 17:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...