Dal garant se Ermal Hoxha s’ka nevojë të merret më me kokainë, pasi ka paratë e buxhetit të shtetit

Tuesday, 18 September 2018 12:28

Nga Ilir Nikolla

Propaganda e Edi Ramës bëri çmos që ta mbante të fshehtë, por familja e diktatorit Enver Hoxha e deklaroi vetë mbrëmë, gjithë krenari, se Ermal Hoxha, nipi i diktatorit ishte liruar 18 muaj para kohe nga burgu, ku vuante dënimin si njëri nga drejtuesit e Fabrikës së Kokainës në Xibrakë. Gjyqtari i Fierit Piro Sota i ka garantuar shqiptarët se Ermal Hoxha s’do merret më me kokainë gjatë 18 muajve të ardhshëm, meqenëse ai do detyrohet që gjatë këtij afati, të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës dhe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

Lirimi flet për sjelljen prej ortaku që strukturat shtetërore dhe “drejtësia e re” e Edi Ramës kanë ndaj të gjitha strukturave të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin e organizuar që veprojnë në terren prej 2014, duke e shndërruar Shqipërinë në një plantacion të narkotrafikut. Qysh prej 2012, kur Edi Rama takoi Nënë Feridenë dhe shpalli amnistinë e tij politike ndaj të gjithë atyre që merreshin me drogë, ideologjia e Partisë Socialiste është udhëhequr drejt dekriminalizimit të kanabisit dhe drejt trafikimit të saj dhe kokainës, si një mundësi për fitim parash dhe shndërrimin e vendit në një lavatriçe të pastrimit të parave të krimit të organizuar. Pjesë e kësaj strategjie ishte edhe ndërtimi i fabrikës së Kokainës në Xibrakë, ku Ermal Hoxha ishte njëri nga drejtuesit kryesorë. Fabrika u demontua në sajë të ndërhyrjes së partnerëve ndërkombëtarë, por qeveria i mbrojti drejtuesit, duke e nxjerrë Genci Xhixhën jashtë vendit. Ermal Hoxha ishte dëmi anësor që përfundoi pas hekurave, por ai e mbajti gojën mbyllur dhe asnjëherë nuk dëshmoi për rolin prej garantuesi që familja kryeministrore kishte luajtur në ndërtimin e fabrikës.

Tani duket se ka ardhur koha që nipi i Enver Hoxhës të shpërblehet dhe pas faljes së 18 muajve burg, ai i ka të gjitha mundësitë të futet në listën e oligarkëve që fitojnë tendera apo lekë të thata nga buxheti i shtetit drejt financave të familjes së diktatorit. Fundi i fundit, Ermal Hoxha e ka edhe më të thjeshtë sesa Edmond Bego, pasi nuk do t’i duhet të zëjë mik personal Taulant Ballën, pasi tashmë e ka mik për kokë e të njohur në ditë të vështira familjen kryeministrore e posaçërisht Olsi Ramën.

Në fakt, gjatë këtyre muajve, Nipi i Diktatorit ka me se merret. Ai ndoshta mund të vendosë ta fitojë bukën me djersën e ballit, duke themeluar ndonjë kompani ndërtimi, duke marrë pjesë në ndonjë tender shtetëror në emër të firmës së gruas apo duke shoqëruar Lali Erin në një tur se si rehabilitohesh nën udhëheqjen e re të tij e të kryeministrit. 80 vitet e diktaturës janë një hipotekë e mirë për të kërkuar ndere tek kjo qeveri që këndon gjithë ditën këngë për gjyshin e tij, por Ermali s’ka nevojë as për nderet e historisë, pasi e ka lidhjen direkte me Edi Ramën.

Ermalin do ta vëzhgojnë këto 18 muaj se si ai s’do të merret me prodhimin e kokainës, por ai i ka të gjitha mundësitë të merret me fitimin e parave të thata, në një autostradë nga buxheti i shtetit tek llogaritë e familjes së Enver Hoxhës. Familja Hoxha e ka të sigurt të ardhmen financiare pasi garantët e saj janë historia e diktaturës si dhe familja e kryeministrit Edi Rama.

Modifikuar më E mërkurë, 19 September 2018 12:51
Më shumë në këtë kategori « Sakrifikimi i Kukësit Diçka e re në Lindje »
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...