Diçka e re në Lindje

E mërkurë, 19 September 2018 09:07

Nga Fabian von der Mark

Gjermania dëshiron të bashkëpunojë më ngushtë me shtetet e Evropës Lindore. Heiko Maas madje ka kërkuar që Gjermania të pranohet në klubin e parë deri tani me skepticizëm të "Iniciativës-së-Tri-Deteve".

Për një "politikë të re ndaj Lindjes" flet ministri i Jashtëm Heiko Maas në Rumani dhe e përdor takimin e Iniciativës-së-Tri-Deteve të dymbëdhjetë shteteve të BE, që ndodhen midis Adriatikut, Detit Baltik dhe Detit të Zi. Për herë të parë në takim merr pjesë Gjermania dhe po të pyesësh Heiko Maasin, jo për herë të fundit. Këtë ai ua tha presidentëve të mbledhur në Bukuresht.

Dy takimet e para u vështruan nga Gjermania nga largësia dhe me skepticizëm. E krijuar në 2015 nga Polonia dhe Kroacia, aleanca kishte pamjen e asaj që SHBA e quajtën "Evropë të re" në kohën e Presidentit George W. Bush. Me të vërtetë, Iniciativa-e-Tri-Deteve përbëhet nga njëmbëdhjetë shtete, të cilat kanë hyrë jo më herët se ky mijëvjeçar në aleancë: Polonia, Kroacia, Bullgaria, Sllovenia, Rumania, Sllovakia, Çekia, Hungaria, Estonia, Letonia, Lituania - plus, përjashtimi i vetëm deri tani, Austria.

Gjermania është e interesuar

Tani Gjermania dëshiron të marrë pjesë aktive në këtë iniciativë. Në fjalën që mbajti në Bukuresht, ministri i Jashtëm gjerman përmend shkaqe të ndryshme, se pse duhet të jetë e pranishme Gjermania. Shkaqe politike dhe ekonomike, por natyrisht edhe gjeografikisht vendi fqinjë me Detin Baltik, Gjermania, bën pjesë këtu. Heiko Maas e sheh iniciativën para së gjithash si forum, të cilin Gjermania dëshiron ta përdorë për t'u shkëmbyer me fqinjët evropianolindorë "në të gjithë politikën, por edhe në çështje të infrastrukturës dhe të energjisë".

Pika e kritikës Nord Stream 2

Para së gjithash në drejtim të infrastrukturës dhe të energjisë mund ta quash Iniciativën-e-Tri-Deteve si një "shpellë të luanit" për Gjermaninë. Shumë nga pjesëmarrësit e mbledhur evropianolindorë e shohin në mënyrë tepër kritike projektin Nord-Stream-2. Gazsjellësi që do të transportojë gaz rus direkt në Gjermani nuk është telash vetëm për Ukrainën e prekur. Edhe Polonia e sheh në mënyrë shumë kritike biznesin me Rusinë dhe nuk është e vetme.

Para së gjithash Donald Trumpi tërhoqi vëmendjen së fundi me kritika të ashpra për shkak të biznesit me gazin. Por sido që të jetë, Heiko Maas u tregua i patrembur para takimit: ai tha se kritikë për Nordstream 2 ka në fund të fundit edhe "jashtë forumit".

Gjermania si "ndërtuese urash"?

Maasi është i ndërgjegjshëm se evropianolindorët aktualisht ushqejnë një raport më të ngushtë me SHBA, por se në rajon i ndjek interesat e saj edhe Kina dhe jo së fundi Rusia. Konkretisht Gjermania synon të shërbejë si një ndërtuese urash. Firmave gjermane do t'u tërhiqet vëmendja në mundësitë në sektorin "projekte infrastrukture" në rajon, do të nxitet shkëmbimi i të rinjve midis Lindjes dhe Perëndimit. Dhe: shtetet e Ballkanit Perëndimor do të mbështeten edhe më tej në afrimin e tyre në BE dhe në NATO. Heiko Maas do të japë një sinjal, se Gjermania "shikon jo vetëm drejt Perëndimit". Ai e quan këtë "Politikë të re ndaj Lindjes".

Pas fjalimit të tij në Bukuresht, krejtësisht në kuptimin e kësaj linje Maasi vazhdoi rrugën në Maqedoni dhe në Shqipëri.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...