Fjalim, shfaqje dhe mburrje

E mërkurë, 19 September 2018 17:08

Nga Qemal Sakajeva/
Haga nuk e shpalli fajtor, Brukseli nuk e ndalon

Aleksandër Vuçiç, në fjalimin e jetës në Mitrovicë më 9.9.2018 - siç e pati paralajmëruar vetë - pati guxim të glorifikonte në vendin e krimit presidentin e tij, duke thënë pa iu rrudhur goja, se “Millosheviç ishte një lider i madh serb”. Autorja beogradase Jelena Bogovac, regjisori serb Nenad Todoroviç nga Kosova dhe një trupë aktorësh, më 19 janar 2018 patën organizuar një shfaqje muzikore me titull “Tregimet e Sllobodanit”. Kjo trupë teatrore nga Serbia, më 6 mars 2018, “Slobodan Show” e shfaqi edhe në Graçanicë të Kosovës.
Mburrja politike dhe gjuha e fjalimit të presidentit serb në Mitrovicë, si dhe shfaqja muzikore në Graçanicë - të dyja për Millosheviçin - u bënë lajme botërore. Ngjashëm si më 25 korrik 2016, kur trupi gjykues i Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës për ish-Jugosllavinë, në Hagë, erdhi në përfundim se Sllobodan Millosheviç nuk ishte pjesë e “ grupit kriminal” që vrau myslimanët dhe kroatët në Bosnjë, nuk kishte mjaftueshëm prova se Sllobodan Millosheviç ishte fajtor me planin e Radovan Karaxhiç për spastrimin etnik dhe nuk ishte përgjegjës për krimet që u kryen gjatë viteve 1992 - 1995 në luftën e Bosnjës. Por mediat botërore, vendimin e cilësuan “të bujshëm”, “skandaloz”, “surprizë” dhe “turp”, sepse masakra e Srebrenicës është kualifikuar zyrtarisht dhe botërisht me emërtimin gjenocid. Edhe Bashkimi Europian, nëpërmjet zëdhënëses Maja Koçijançiç, reagoi pa guxim ndaj glorifikimit të Sllobodan Milosheviç prej presidentit serb Vuçiç m’u në Kosovë, me një deklarim tepër të zbehtë e skajshmërisht anemik ,se “nuk duhet lënë hapësirë për dykuptimësi apo lëvdata ndaj politikës dhe veprimeve të Millosheviç”, a thua se në Mitrovicë qe lavdëruar huligani serb i fushave të futbollit, Ivan Bogdanov.
Le t’u kujtojmë “harraqëve” disa thënie:
Ambasadori amerikan Richard Hollbrook: “Veprimet e tij kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 300 000 personave në Europë, katër luftëra dhe instabilitet në juglindje të Europës”.
Përfaqësuesi i BE për politikën e jashtme, Havier Solana: “Vdekja e ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç mund ta ndihmojë Serbinë të shikojë përfundimisht drejt së ardhmes”.
Ministri i jashtëm francez Doust Blazy: “ Me vdekjen e Millosheviç, u largua nga skena njëri nga aktorët kryesorë të luftërave ballkanike”.
Ministri i jashtëm anglez Jack Straw: “ Shpresoj shumë se vdekja e tij do t’i mundësojë popullsisë serbe të pajtohet me të shkuarën e vetë, duke qenë e vetmja mënyrë për t’u përballur në mënyrë korrekte me të ardhmen”.
Presidenti kroat Stipe Mesiç: “ Më vjen keq që Millosheviç vdiq pa marrë dënimin e merituar”.
Udhëheqësi i myslimanëve të Bosnjës Sulejman Tihiç: “ Për hir të viktimave dhe të drejtësisë, do të ishte mirë që ai të jetonte deri në fund të gjykimit”.
Ministri i jashtëm Vuk Drashkoviç: “Eshtë për të ardhur keq që, ish-presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç, vdiq pa u përgjigjur për veprimet e kryera ndaj vendit të tij”.
Kreu i partisë socialiste serbe Ivica Daçiç: “... me mbajtjen e tij dhe faktin që nuk u dënua, Millosheviç ia doli të mbrojë interesat kombëtare dhe shtetërore” , vdekja e tij është “humbje e madhe”.
Bashkëshortja Mirjana Millosheviç , tha për CNN që nga Moska: “ Gjykata vrau burrin tim”.
Sllobodan Millosheviç i vdekur s’ka pse të ketë peng në varr.
Bashkëpunëtorët dhe ndjekësit e tij morën pushtetin dhe qeverisin Serbinë.
Në Serbi është shtuar tejmase numëri i mbështetësve për Kasapin e Ballkanit.
Dhe Tribunali i Hagës e shpalli të pafajshëm!
Atëherë, derdheni edhe në bronz car Sllobon, sepse as Haga nuk e shpalli fajtor, as Bashkimi Europian nuk e ndalon!

Modifikuar më E mërkurë, 19 September 2018 17:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...