Analiza/Votimi i sotëm na shpëtoi nga konsensusi - tani duhet Profilaksi

E Enjte, 20 September 2018 16:13

Nga Ilir Nikolla

Janë disa raste rrugaçërisë që ndryshojnë nga të tjerat, për shkak të zhurmës së madhe si dhe të dëmit kapilar që shkaktojnë. Votimi për shkatërrimin e teatrit s’është si sjellja e një të dehuri që përmjerr në rrugë a thyen xhamat, s’është as si një halabak që ndot ajrin me fjalor të pisët, bile as si një patriarkal komshi që vë dorë mbi gruan e vet (turp është, por kapërcejmë mbi këso rastesh e bëjmë sikur s’e morëm vesh). Rasti i prishjes së teatrit është si sjellja e banditëve pa maska që bllokojnë rrugën, na marrin paratë dhe na përqeshin ndërsa largohen pa u hyrë gjemb në këmbë.

Ndaj tribusë qeveritare që ka shpallur se është vetë Zot e vetë shkop, që i ndryshon rregullat e lojës përditë në varësi të përfitimit, rruga e përballjes është veç një: largimi i barrikadës që na ka zënë rrugën dhe neutralizimi i përgjegjësve, që të mos vihet barrikadë herë tjetër. S’është as çështje pushteti, as çështje e humbjes së durimit. Është një çështje drejtësie dhe një masë profilaksie për të ardhmen.

Matja e temperaturës le të bëhet, por tashmë të gjithë e kanë marre vesh se hajduti-halldup me shkopin e pushtetit është vetëm dhe i ndërkryer në etjen për dëm, pasi e ka parë se bashkimi nga krahu tjetër po i afrohet dhe përplasja e ka fatin e parashkruar. Lëvizja anti-oligarki le të ketë edhe elementet e një sanatoria, e një fushate profilaktike që i gjen vendin e duhur Të ndërkryerit. Paraprakisht, duhet caktuar edhe adresa ku do përfundojë aveniri i hajdut-halldupit. Kështu do garantojmë që në zanafillë edhe disa grade më shumë në temperaturën e rezistencës anti-oligarkike.

Modifikuar më Premte, 21 September 2018 11:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...