Shembjes i duhet kundërpërgjigjur me shembje!

E Enjte, 20 September 2018 16:43

Ato duar që ngritën sot kartonin për të shembur Teatrin Kombëtar e për t’i kaluar qindra milionë euro në llogarinë e kompanisë Fusha nuk kanë prekur libër, madje, madje libri i fundit që mund të kenë lexuar do ketë qenë abetarja. Ato duar që kartonat i kthyen në kazma s’kanë shkelur kurrë në Teatër. Por, ky është një debat kulturor që kërkon një tjetër finesë e rreshta më të arnuar. Megjithatë, na shërben si pikënisje për t’i dhënë një llogjikë dhe një shënjestër debatit politik në vend.

Ligji i parë i Njutonit thotë se çdo veprim shoqërohet me kundërveprim, çdo forcë me kundërforcë. Tani, Edi Rama e bëri veprimin e tij dhe shkriu në votimin parlamentar tërë qenien e tij destruktive. Nëse do të lexohet veprimtaria e fundit e Kuvendit, do të shikohet se po i ngjason Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit (KKRT) duke miratuar thjesht koncesione për shembje.  Deputetët e Ramës nuk kanë asnjë dallim nga punëtorët e Fushës, por i mungon thjesht ajo diviza fosforeshten e punëtorit.

Shembja e teatrit nuk na tregon rruspat që do të vijnë, por zgjatimin e qeverisjes Rama përtej konturit kushtetues, ligjor dhe demokracisë. Vija është kaluar, nga vetë kryeministri. Tanimë ringu është zhvendosur. Parlamenti është godinë e Fusha shpk, qeveria një karabinë koncesionare dhe lufta ndaj qeverisë duhet çuar atje ku ka shkuar Rama; tek  shembja. Kjo nënkupton se ringu mes qeverisë dhe opozitës është zhvendosur jashtë sistemit dhe cka shohim si institucione apo reforma, përfshirë vettingu, janë iluzione për të mbajtur nën sedativë ndërkombëtarët, se shqiptarët e kanë kuptuar. Duhet shkuar përtej dhe Rama po na i sugjeron vet antidotin e helmit të tij: shembjen.

Modifikuar më E Enjte, 20 September 2018 20:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...