Nje ligj zombi po shkon tek Presidenti‎

Premte, 21 September 2018 08:43

Nga Oerd Bylykbashi

Ligji i Teatrit vdiq. Kur dekreti i vetos i Presidentit pranohet nga Parlamenti, ligji ka pushuar se egzistuari. Por Rama u perpoq ta ngjalle duke amenduar nje ligj te vdekur. ANTIKUSHTETUESE? Kjo nuk eshte asgje!‎

Sepse Edi Rama po rremben kompetencen qe ka Presidenti qe te ktheje me veto nje ligj qe shkel Kushtetuten. Pasi i hoqi "rropullite" e vdekura ligjit te Teatrit qe vdiq pa pare ende diellin, Rama beri amendamente si makiazh pa ndryshuar qellimin korruptiv, duke ruajtur ‎te pandryshuar numrin e ligjit. Pra ne forme eshte i njejti ligj, me te njejtin numer. ‎Kete sajese qe e quan ligj te njejte me ate qe eshte votuar me pare sepse nuk ka ndryshuar numer dhe po ia dergon Presidenrit per dekretim.
‎‎
Meqe Kushtetuta thote se Presidenti nuk mund ta ktheje dy here te njejtin ligj, "ustallaret" e Rames na paskan gjetur nje hile antikushtetuese. Meqe numri i ligjit nuk ka ndryshuar, do te pretendojne se Presidenti nuk mund ta ktheje perseri me veto kete ligj te Rames.‎‎

Pikerisht me kete hile Rama kerkon t'ia ‎hedhe, ligjin ta miratoje, gjoja te hape gare, te fitoje Fusha dhe Rama te fitoje 200 milion eurot. Pse nuk paraqet ligj te ri Rama, ku te reflektoje kritikat e Presidentit? Sepse do te ishte qartazi ligj i ri me numer te ri dhe do te jepte mundesi per veto te re te Presidentit.

Por Presidenti nuk shqyrton numrin e ligjit por brendine e tij. Vetem nese Parlamenti do te rrezonte dekretin e Presidentit, ‎qe do te thote se brendia e ligjit nuk do te ndryshonte, President nuk e kthen dot me per rishqyrtim, sepse ia ndalon Kushtetuta ngaqe Parlamenti vendosi perfundimisht duke rikonfirmuar te paprekur brendine e ligjit te kthyer nga Presidenti.

‎Ama, kur brendia e nje ligji ndryshon serish, qofte edhe me nje fjale te vetme, Presidenti ka te drejte ta shqyrtoje e ta ktheje perseri ne Parlament nese eshte nevoja.

Por ne cdo rast, e gjithe ajo qe ndodhi dje ne Kuvend eshte antikushtetuese sepse nuk amendohet nje ligj i rrezuar nga Presidenti, pavaresisht ndonje precedenti antikushtetues qe mund te kete kaluar pa u vene re. Precedenti i keq nuk e ndryshon as germen as frymen e Kushtetutes. Ligji i rrezuar terhiqet dhe riparaqitet nga e para si inisiative e re dhe po te jete nevoja, Presidenti e kthen serish. Praktika kushtetuese italiane qe ka te njejtin mekanizem vetoje, lejon vetem rivotim te ligjit te kthyer ‎pa bere ndryshime. Pikerisht kete po perpiqet te shmange Rama sepse i prish shume pune.

Pra me kete hile Kryeministri, pasi ka marre cdo pushtet, po i zhben tinezisht Presidentit kompetencen kushtetuese te vetos me qellim qe ligji te kaloje patjeter. ‎Ligji i vdekur i Rames po capitet perseri si nje zombi drejt Presidences, e me pas do t'i turret Teatrit dhe prones publike per t'i shqyer.

Presidenti duhet ta ndale patjeter kete kerme teresisht antikushtetuese‎! Kjo eshte arma e fundit institucionale qe ka mbetur tashme qe ka vdekur Gjykata Kushtetuese. Nese Presidenti nuk shprehet, to ta quajne kete ligj-zombi te shpallur dhe do te hyje ne fuqi.


Ndoshta per ata qe ende i besojne "Reformes ne Dredhesi" te Rames, fjala Kushtetute ka pak rendesi dhe Gjykata Kushtetuese me mire qe nuk egziston. Por kjo e keqe qe drejton sot shqiperine duhet shporrur me cdo kusht, ose ajo qe kemi pare deri me sot nuk eshte ende asgje!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...