Ulsi Manja, prodhuesi teknik i Arta Markut, duhet të japë dorëheqjen

Premte, 21 September 2018 15:45

Redaksionale

Situata e rëndë dhe jashtë kontrollit në të cilën është futur sot një prej institucioneve më të rëndësishëm kushtetues të vendit, Prokuroria e Përgjithshme, është një situatë e paralajmëruar kohë më parë.

E sotmja ishte vetëm përfundimi i një skandali që nisi që me zgjedhjen e të ashtuquajturës Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme.

Në një situatë ekstremisht të pazakontë ajo u zgjodh, mes tymit dhe kundërshtimit të hapur të opozitës, e cila e tha qartë se mazhoranca po shkelte Kushtetutën dhe të gjitha parimet e funksionimit të shtetit ligjor.

Arta Marku u zgjodh në postin aktual si investim direkt i Ulsi Manjës, kryetari i komisionit të Ligjeve, njëherazi një prej ushtarëve më të devotshëm të Ramës.

Ulsi Manja duke përdorur me të gjitha mënyrat kompetencat dhe fuqitë e tij që i vijnë nga detyra që ka por edhe nga miqësia me Kryeministrin ka bërë gjithçka që Arta Marku të kishte dorë të lirë dhe të përmbushte ‘misionin’ që i kishin caktuar. Manja së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ishin prodhuesit teknikë më të devotshëm të Arta Markut, siç ajo është sot.

Ndaj Ulsi Manja, në mënyrë të veçanta ka përgjegjësi direkte për situatën ku është katandisur sot Prokuroria e Përgjithshme.

Ai duhet të dalë para shqiptarëve dhe të japë dorëheqjen. Vendi sot është praktikisht pa institucionin e akuzës dhe kjo do të sjellë pasoja shumë të rënda për sigurinë dhe demokracinë në vend.

Ulsi Manja është faktori dhe duhet të ikë një orë e më parë.

Modifikuar më Diel, 23 September 2018 18:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...