Nata e Krimit!

Premte, 05 October 2018 08:56

Nga Xhemal Gjunkshi

Ne zemër te qendrës se Tiranes, ne zonën e sigurisë me te larte te Kryeqytetit, ndodh skema e krimit, vritet një qytetar dhe plagosen dy te tjerë, jo për te paren here.
Takimi ministerial i ministrave te brendshëm, përshëndetet fatkeqësisht me një skeme shume te rende krimi, duke dhënë, transmetuar nje imazh shume negativ, se kjo qeveri është një qeveri e paafte per te siguruar jetën dhe pronën e qytetareve , se kjo qeveri është e lidhur me krimin dhe ne shërbim te krimit.
Kjo qeveri është qeveria e polishowut, polipresionit, polikercenimit, poligjobes etj dhe përfundon me polivrasjen.
Vetëm ne ketë mënyre duke i kërcënuar, duke i plagosur, duke i vrare, duke i shantazhuar, duke i kërcënuar duke u mbyllur gojën do te mund te qëndrojë ne pushtet qeveria e lidhur si mishi me thoin me bandat e krimit.
Para tre ditësh, polivrasesit plagosen nje qytetar, ndërkohë sot ne mbrëmje kemi një skene lufte, te ngjashme me ato qe ndodhin ne Afganistan, ne Siri etj...
Shtrojmë pyetjen a ka siguri ne vendin ku kemi lindur, ne vendin ku jemi rritur, ne vendin ku banojmë, ku jetojmë, ku ushqehemi, ku kërkojmë te ndërtojmë te ardhmen dhe lumturinë e fëmijëve tone, për një jete me te mire?
Pse kjo indiference e bindur?
Pse kjo neglizhence?
Pse kjo mungese profesionalizmi?
Sigurisht te gjitha këto flasin për një politizim ekstrem te këtyre organeve te sigurise, te cilat nuk i shërbejnë popullit, taksapaguesve shqiptare, por qe janë vene ne shërbim te politikes se krimit dhe te grupeve kriminale.
Janë te gjitha këto fakte qe nga dita ne dite po bëhen te pakontestueshme nga kjo bande mazhoritare qe po shkatërron dhe po e çon këtë vend drejt zhvillimeve te paparashikueshme.
Opozita pothuajse çdo dite ka denoncuar lidhjet e Kryeministrit Rama dhe Ministrave te tij, me grupet kriminale dhe me krimin.
Lidhje te cilat e kane sjelle ne pushtet ketë qeveri, lidhje te cilat kjo qeveri po i forcon çdo dite, çdo jave , çdo muaj nëpërmjet kontakteve direkte, takimeve, bisedave dhe mbështetjes qe u jep duke vene ne dispozicion polikrimin dhe te gjithë infrastrukturën shtetërore.
Shkaktar i te gjithë kësaj situate teje te rende dhe aspak te sigurte, është një person dhe ky person eshte Kryeministri i Vendit.
Ku janë organet e sigurisë kombëtare?
Si deputet i Kuvendit te Shqipërisë, si Anëtar i Komisionit te Sigurisë Kombëtare i bej thirrje Presidentit te Republikës qe te mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...