Nga Ylli Manjani
Pa dyshim që njeriu i mirë Sandër Lleshi, politikisht i shërben Edi Ramës si veshja e sheqerosur e pilulave të helmuara.
Edi Ramës i duhet me çdo kusht një detantë (klimë e ç’tensionuar) politike, për të kthyer opozitën në parlament.
I duhet kjo klimë edhe për të tejkaluar disi në kohë skandalet e pritshme që lidhen tashmë me të.
Arrestimet e të vetëve, telendisja ne publik e të përgjuarve pushtetarë të tij dhe shkarkimi i Fatmir Xhafës janë shenja të qarta që Rama kërkon paqe me opozitën.
Që të mos kemi asnjë iluzion, të gjitha këto veprime ishin të paramenduara nga Rama. Asgjë nuk ka ardhur si sherr i momentit, siç thonë disa media.
Atij i duhet opozita në Parlament sepse nuk i hap më askush derën në perëndim!
Çështja është se nëse Opozita ia ofron këtë paqe e i jep dorën Ramës, praktikisht i jep shkelmin vendit!
Cilido faktor opozitar që e bën këtë gjë do mbahet mend për tradhëti ndaj vendit, demokracisë dhe progresit!
As ndërmjetësimet e huaja nuk e shpëtojnë vendin, nëse do tolerohej shkatërrimi i shtetit, i demokracisë she ekonomisë!
Tani është radha e opozitës të forcojë radhët dhe të vihet në krye të popullit të çoroditur.