I pritur mes protestash dhe përforcimesh të shumta policore për të mos patur incidente Edi Rama ishte sot në Kukës dhe Has për të pasur takimet me anëtarësinë dhe bërë propagandën e radhës siç e ka zakon. Në kuadër të propagandës së pseuduarritjeve, ishin dhe anëtarësimet e reja në PS, teksa Rama së bashku me humbësin në çdo betejë elektorale Safet Gjicin, dhe dy nga zyrtarët e PS të përgojuar për korrupsion si Ilir Beqja dhe Elisa Spiropali gjoja po pranonin të qytetarë që i bashkoheshin Rilindjes së rrënuar. Kur sot Rilindja është e degraduar, kur Rama po bie nga pushteti, i nevojitet spektakli si përmirësim imazhi, sikur qytetarët po i bashkëngjiten PS, por një prej militanteve të PS në Kukës zbardhi bllofin e Ramës. Ajo ishte zonja S. SH e cila teksa po merrte kartën e anëtarësisë pohoi se ajo ishte anëtare e PS prej vitit 2010, porse sot po merrte kartën e anëtarësisë!. Pra siç duhet Rama, po detyron anëtarësinë e tij, që me shumë mundësi janë dhe pjesë e administratës që të deklarojnë që sapo iu bashkuan Rilindjes gjasmë për të treguar që PS e dashkan ende qytetarët!. Veçse një bllof ky është dhe një turp që Rama nuk ia kurse qytetarëve shqiptarë!