Edhe fashist, edhe hajdut, edhe frikacak

Diel, 18 November 2018 14:26

Nga Ilir Nikolla

Zakonisht fjalori prishet kur je pa argumente e kur nuk sheh rrugëdalje. Kjo po i ndodh Erion Veliajt këto ditë, kur po sheh se Edi Rama ja ka lënë në derë pataten e nxehtë të prishjes së ndërtimeve në Unazën e Re, ndoshta sepse afera 2km për 40 milionë euro, mund të jetë menazhuar ekskluzivisht prej këtij të fundit. Pra, Rama po i thotë Veliajt se qari e qederi është krejt i yti. Atëhere, i llastuari i Edvinit në bashki s’di ç’të bëjë tjetër veç të bëjë betejën transparente që njeh, atë të përdorimit të dhunës shtetërore për të prishur dhe të dhunës verbale, sipas shembullit të luftës së klasave për të shtrënguar radhët rreth vetes, kundër armiqve klasorë që e rrezikojnë.
Rama dhunën policore ja garanton Lali Erit, sepse pushtetin po përpiqet ta mbajë mbi parimet e një fashizmi “par excellence”. Ia garanton si një provë që mund t’i duhet në të ardhmen, nëse punët shkojnë keq në zgjedhjet vendore. Si Erion Veliaj që flet për një sistem qytetërimi që po vihet në rrezik tek Unaza e Re, prandaj duhen likuiduar shtëpitë, ashtu Rama mund të thotë nesër se qytetërimi po vihet nga rezultati elektoral që gabimisht nuk është në favorin e tij dhe ta anullojë verdiktin. 
Tek Unaza e Re po bëhet prova në një shkallë masive e sistemit fashist që “Rilindja” po synon të instalojë, tani që i ka dalë era propagandës bajate se reformat e Ramës kanë mbështetje popullore. Ligjërimi i Veliajt se në Tiranë po bëhen punë publike e natyrisht ato do të hasin edhe në kundërshtime, është njësoj si fillesat e fashizmit italian, kur punët publike shoqëroheshin me shpronësime masive, por edhe me një nacionalizëm që evokonte “lavdinë romane”. Në fakt, unë ia njoh fashizmit të Duçes numrin e lartë të punëve publike që kreu, bile deri vonë në Itali veç ato rrugë mbijetojnë, ndërkohë që urat korruptive të viteve ’60 kanë nisur të bien.
Por 2 kilometërshit të Lali Erit që kushton 40 milionë euro dhe në faturë nuk përfshihet kurrfarë fature shpronësimi ç’qytetërim t’i njohim? Është thjesht një fashizëm si metodë dhe një hajdutëri skandaloze. Pra, dhunë shtetërore ndaj banorëve, dhunë verbale që paralajmëron nevojën e regjimit për një konflikt civil si dhe hajdutëri masive.
Kërkesa e Veliajt për të mobilizuar skalionet e brezit të tretë të “Zonës së Parë Operative” kundër të ardhurve të tjerë nga jugu e veriu në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve është thjesht një mungesë e madhe fantazie. Edi Rama, si frikacak që është, po ndërsen hallexhiun Veliaj (po vjen zgjedhja e kandidaturave për bashkië) për provën gjenerale të fashizmit ekonomik.
Por siç e thamë, të mos i biem më shumë sesa duhet në qafë fashizmit. Këtu s’ka as prioritet ekonomik, as zhvillim e aq më pak qytetërim që po pengohet. Interesat oligarkike dhe babëzia po mundohen ta paketojnë operacionin si “zhvillim që pengohet nga shpellarët”. Finalja gjithsesi dihet, kur je edhe fashist, edhe hajdut, edhe frikacak, të prekurit të vënë drunë. Ky në fakt është i vetmi rezultat që Edi Rama pret nga prova gjenerale e “Lali Erit”. 

Modifikuar më Hënë, 19 November 2018 11:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...