Takimi Vjenës, aktivitet i Soros

Tuesday, 20 November 2018 08:28

Sot u zhvillua ne Vjene te Austrisë një Forum me teme “Ekonomia takohet me politiken” . Vendet e klasifikuara ne një rajon te quajtur Ballkan Perëndimor , janë thirrur ne këtë forum me përfaqësi kryeministrat e tyre, për te diskutuar sipas kancelarit austriak tre çështje kryesore:
1 Integrimi i rajonit te Ballkanit Perëndimor ne strukturat e Bashkimit Europian
2- Bashkëpunimi rajonal
3- Zgjidhja e konflikteve bilaterale
Kjo axhende, e cila ne dukje është një axhende pak a shume “ambicioze”, nuk është e re. Janë terminologji diplomatike te cilat kane dekada qe vërtiten ne rajon dhe risi nuk ka. Nuk mund te ketë për sa kohe shtetet janë te vendosura ne qëndrimet tyre dhe Ballkani, Perëndimor apo jo ka një problematike te thelle te se kaluar për te cilën ende nuk është kërkuar falje nga shtete te caktuara.
Risi te vet ky forum pati vetëm prezencën e çiftit Soros, babai dhe Soros junior.
Dritëhijet e Soros, strategjisë se tij, koncepteve te tij mbi globalizimin, te shkrirjes se humbjes se instinktit e nervit kombëtar për hir te globalizimit viheshin re ne Forum. Se pari, pjesa me e madhe e te thirrurve aty, si nga BE, ashtu dhe përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor, ishin investim i tij i drejtpërdrejtë, por mbi te gjitha tek fryma e strategjia e forumit. Për disa çështje te caktuara sigurisht qe shtetet e rajonit do te bashkëpunojnë njeri me tjetrin, çështje teknike kufijsh është kjo. Por nuk ka pse te trajtohen për çdo lloj zhvillimi te rëndësishëm strategjik e gjeostrategjik, te gjitha shtetet njësoj. Nuk është e njëjtë aspirata euroatlantike e shqiptareve me te shteteve te tjera dhe kjo është një fakt.
Eksperimenti sorosian për Ballkanin nuk është një çështje, te paktën, për shqiptarët qe mund te funksionoje sepse shqiptaret dhe faktori shqiptar ne Ballkan, me gjithë shijet e Ramës dhe politikisht e George Soros , kane një përkatësi dhe vetëm një aleat te fuqishëm SHBA dhe Evropën, pjese e se cilës ne jemi ne mënyrë te natyrshme.
Edhe njëherë ky forum ishte një aktivitet i Soros, por pyetja është pse kjo këmbëngulje e Soros ne Ballkan?

Modifikuar më Tuesday, 20 November 2018 12:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...