Në pallatin e koncerteve po zhvillohet aktiviteti i kryeministrit, shpalosja e projektbuxhetit për shëndetësinë për vitin 2019. Në fakt është një aktivitet ku mund dhe të qash dhe të qeshësh.
Një tallje e radhës me këtë popull në mënyrën më të egër dhe më perfide, me shëndetin e me jetën e tij. U dëgjua një lloj rritje pre 6% për buxhetin për shëndetësinë që është sa një e njëmijta e parave që do të vjedhë Salillari në rrugën prej 2.2 km kur njerëzit të nxirren nga shtëpitë me dhunë. Ngjan si humor i zi , por në fakt rritja është vërtet 6% dhe oshtiu pallati i Kongreseve nga brohoritjet për kryeministrin e për sektin e Rilindjes. Por mjafton të dalësh njëherë një vizitë spitaleve e farmacive dhe te gjithë jemi koshientë se çfarë ndodh me shëndetin publik. Ndërkohë siç jemi koshientë se çfarë ndodh dhe me sektorin privat ku një njeri i vetëm që flitet se është pronar i një spitali (gjë që dyshohet se dikush tjetër do jetë realisht pas këtij menaxheri) , por gllabëron në emër të miqësisë së kryeministrit tonë me atë turk çdo lloj kanali financiar për shëndetësinë.
Ndërkohë ky 6% i kryeministrit për shëndetësinë nuk del as për të blerë shiringa plastike. Ky humor i zi i tij mund të përkufizohet vetëm me një frazë “operacioni doli me sukses, pacienti vdiq”.