Mandati i Arta Markut si garanci e tenderëve të korruptuar

Premte, 23 November 2018 20:58

Dosjet e skandaleve të qeverisë po flenë në Prokurorinë e Përgjithshme. Ninullat ua këndon Arta Marku, zonja pa vetting që u betua në mes të flakadanëve dhe tymit në parlamentin shqiptar. Opozita e paralajmëroi kur Rama këmbëngultë për ta bërë me çdo kusht Kryeprokurore dhe koha po e tregon se ajo është vënë totalisht në shërbim të qeverisë.
Droga, trafiku, zhvendosja e prokurorëve të dosjeve të rëndësishme, mos nisja e hetimeve për tenderët korruptivë, mbyllja e syve në rastin e Taulant Ballës brenda komisariatit të Fushë-Krujës, etj, janë disa nga faktet e deritanishme.
Rama bërtiste se do të ishte vetëm një prokurore e përkohshme, një muaj, dy muaj, tre muaj. Opozita mundohej tu hapte sytë ndërkombëtarëve, se Arta Marku do të vendoset në krye të organit të akuzës vetëm për të mbyllur dosjet e skandaleve.
Dhjetori shënon edhe mbylljen e vitit të parë të Arta Markut në krye të prokurorisë. Ajo nuk mund të quhet më e përkohshme.
Pra, mbrojtja e shpatullave të Ramës nuk është më e përkohshme.
Zgjatet mandati jo vetëm për tu kujdesur për zyrtarët të përfshirë në trafik, por tani do të jetë garante e tenderëve, si mega skandali më i fundit i 42 milionë eurove për 2 km rrugë.
Mesa duket Arta Marku mund të bëjë “nina nana” mbi dosjet, por duhet ti kujtojmë se mandate të përjetshme nuk ka.

Modifikuar më Saturday, 24 November 2018 08:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...