Rama me sulmin ndaj Europes mbulon kanabisin dhe organizatën e tij kriminale

Hënë, 26 November 2018 20:00

Shqipëria sot gjendet në një nga momentet e vështira të saj me një gjendje ekonomike katastrofike, me një borxh që ka kaluar mbi 83% dhe mbi të gjitha me një qeveri dhe një kryeministër të provuar tashmë në lidhje me segmente të errëta të krimit të organizuar.
Me këto gjashte vite drogë e vrasjesh, me gjuhë dhune ndaj opozitës e gjuhë fyese e urrejtje për popullin e tij , me rekorde kriminale në parlament, me bijtë e tyre që vranë e tradhtuan Kosovën e Kosovarët, në qeveri, me këto rekorde ai shkoi në Kosovë.
Atje me një show qesharak, me një gjuhë tejet të pavërtetë e gati-gati banale, me një hipokrizi shumë shumë të sinqertë kur vjen fjala për të goditur pak lehtë Serbinë, në fakt lëshoi akuza drejt Europës. A thua se e kishte ajo fajin për gjithçka të mbrapshtë të tij qeverisë së tij dhe disa kokave me plane te dyshimta ne Kosove. Iu lëshua Europës dhe këtu sigurisht që ishte i sinqertë në atë lloj koncepti për kontinentin mëmë. Ai nuk e do dhe nuk e sheh Shqipërinë si pjesë të natyrshme të kontinentit mëmë. Akuzoi drejtpërsëdrejti Europën për çdo mëkat që ky vetë me qeverinë e parlamentin që nxori nga krimi i organizuar dhe sipas standardit të tij Europa duhet të mbylli sytë e veshët para kësaj lloj qeverisjeje dhe disa kokave të tjera në Kosovë me plane të dyshimta.
Ky njeri me këtë vrer ndaj Europës nuk kërkon gjë tjetër vetëm të fshehë strategjinë kriminale të kanabizimit të vendit dhe organizatën kriminale që ai drejton, ku gjysmën e saj e ka në qeveri e parlament dhe krahun e armatosur të saj në terren. Ky njeri me miqësi “të forta” në segmente të caktuara të Europes përse nuk iu drejtua Romana Vllahutit ta ndihmonte në këtë çështje? Ajo të mos bënte vetëm punën e zëdhënëses së qeverisë Rama, por të ndërhynte pak për kryeministrin për të rregulluar ca çështje që nuk pati mundësi ti rregullonte sa ishte në Shqipëri si pjesë integrale e kabinetit socialist.
Tu drejtohet disa miqve të tij në strukturat e BE që u ka marrë deklarata të paguara për ta mbështetur kur ky vend dhe ky popull po lëngonte nën varfërinë ekstreme të shkaktuar nga Rama e Organizata e tij kriminale, thjesht që perandoria e tij e kanabisit kokainës e heroinës të vazhdonte punën e qete.
Tani kryeministri në ikje , ka shtuar gjuhën e dhunës jo vetëm brenda Shqipërisë se sigurisht organizata e tij po lëkundet , miqtë e mirëpaguar nuk po ndjehen më dhe tani e ka fajin Europa.
Simptomë e njohur diktatorësh.

Modifikuar më Tuesday, 27 November 2018 08:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...