Përbindëshi i fjalës së lirë e nxori kokën

Hënë, 03 December 2018 16:52

Përbindëshi i fjalës së lirë e nxori kokën.
Propozon që shpifjen ta dënojë qeveria jo gjykata. “Nuk ka pse të mundohemi deri në gjykatë...” - thotë zotëria.
Propozon të vendosë gjoba shumë të larta për ata që shpifin dhe nxjerrin lajme të rreme. Dakort me gjobën por pyetja është si do konstatohet shpifja ose edhe lajmi i rremë?!
Që një deklarim publik të quhet shpifje ose jo, duhet ta konstatojë një gjykatë e pavarur dhe me një proces të rregullt gjyqsor, ku shqyrtohen fakte e prova në këtë funksion.
Kryeministri thotë se “ska nevojë të shkojmë në gjykatë”, por ta dënojmë vetë!!!!
Dmth departamenti anti-shpifje i partisë urdhëron agjensinë publike x të dënojë me gjobë gazetarin, gazetën, portalin apo qytetarin për shpifje!
Kjo quhet pushkatim pa gjyq i cilitdo që shpreh një mendim!
Sipas kësaj llogjike edhe veprat e tjera penale ska pse ti gjykojë gjykata, por partia dhe komisarët e saj në polici.
Madje as për zgjedhje nuk do kemi nevojë sepse kemi sondazhet!!!
Kjo është fiks partia shtet!
Demokracia tashmë po shpallet shfaqje e huaj...

Login to post comments