"Qeveri fashiste, mosmbështetja e banorëve është humbje për të gjithë shoqërinë"

Hënë, 03 December 2018 17:41

Publicisti dhe opinionisti, Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka deklaruar se mos mbështetja ndaj banorëve të zonës së Astirit është një humbje për të gjithë shoqërinë.

“Është një ngjarje që na bën humbës të gjithëve. Ata mund të ishin fitues, nëse do ishim edhe ne bashkë me ta atje. Kjo qeveri ka humbur edhe atë minimumin e asaj që mund të quhet empati e njerëzve që qeverisë. Kanë një strategji të kalkuluar ftohtë, se si do të punojnë në formë konstante që njëherë i quajnë biznesmenë, njëherë ofsh-orista, nga grabisin dhe nuk respektojnë ligjet”, tha Lubonja.

Gjithashtu Lubonja theksoi faktin se projekti i “Unazës së Re” është një skandal i madh nga pikëpamja ligjore.

“Aty është një skandal nga pikëpamja ligjore. Prandaj ngjarja nuk ka fitues, edhe sikur ata të kthehen dhe të mos ua prishin shtëpitë, shqetësimi është i madh. Ai foli edhe për protestën në Francë për të cilën theksoi se shërben si leksion edhe pë policët tanë.

Unë shoh se kjo është një nisëm që po vijon përpara. Kjo është një qeveri fashiste. Askush mos të ketë shpresë që do të këtë vota të blera, edhe nëse populli do të votojë kundër, këta nuk mërziten. Kemi shumë të humbur në Vlorë. Kjo tregon se në çfarë niveli është krimi në këtë vend. Forca normalisht përdoret kur nuk e ke masën kritike. Kur popullin e ke si populli ynë, atëherë ai reagon vetëm kur i preket kuleta. Forca është pak e dëshpëruar.

Forcë është ajo që është në Francë. Masa nuk është e madhe. Kjo varet nga veshët e qeverisë. Forca nuk është e mirë, sepse mund të prodhojë dhuna dhe dhuna sjell dhunë. Këtu kanë mësuar se populli është i nënshtruar si në kohën e Enver Hoxhës. Strategjia e tyre është e qartë: Kafsho këtu, kafsho atje”. I varfër nuk është ai që s’ka, por i babëzituri dhe i pangopuri. Këta janë të pangopur dhe kjo sjellë kafshime të papërgjegjshme”, shtoi Lubonja.

Lubonja u ndal edhe tek ekspozita e kryeministrit Rama të hapur në Gjermani, që sipas tij, atje tregoi se mbron interesin publik.

“Kur shkon jashtë shtetit dhe kur hap ekspozitën, atyre iu flet se sa kujdeset për interesat e opinionit publik dhe këtej shemb teatrin dhe çdo pronë publike kërkon ta privatizojë. Merr paranë publike dhe ua jep oligarkëve. Njeriu i thjeshtë ka humbur besimin për mbështetje tek partitë politike”, tha mes tjerash, Fatos Lubonja.

Teksa komentoi paketën “anti-shpifje” të propozuar nga qeveria shqiptare, Lubonja theksoi faktin se Rama ka probleme me të vërtetën dhe jo me shpifjen. Sipas tij, shefi i qeverisë përpiqet të fsheh të vërtetën.

“Rama nuk e ka problemin me shpifjen, por me të vërtetën. Ai nuk e fsheh dot të vërtetën, por s’ia del. Të behët transparencë me tenderin e Unazës së Re. Unë do ta bëj një tender që ta ul çmimin. Ky ligj është kërcënim, Janë metoda fashiste që përdorin, ndërsa hapi tjetër është që të të lëshojnë kriminelët”, shtoi ai.

Modifikuar më Hënë, 03 December 2018 20:59
Login to post comments