Skandali i Unazës së Re, ku është fshehur Erion Veliaj?

Tuesday, 18 December 2018 13:39

Çështja e ndërtimit të Unazës së Madhe, pjesa që prek zonën e Astirit dhe Unazës së re, është kthyer në një dhimbje të madhe për shqiptarët.

Jo vetëm për shkak të dhimbjes së madhe që ato pothuajse 2000 banorë kanë sepse do të dalin në rrugë të madhe por edhe për skandalet e njëpasnjëshme që po zbulohen, skandali që do të duhet ta kishin rrëzuar për dy muaj qeverinë.

Pika kulmore e gjithë kësaj situate tek Unaza e Madhe është zbulimi i super skandalit i denoncuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News 24, lidhur me tenderin e ndërtimit të Unazës së Re.

Një zbulim që vërtetoi se këta që na qeverisin nuk kanë më asnjë skrupull por rendin të vjedhin pa fund dhe cctë munden duke mos u kujdesur fare që të mbulojnë diçka.

Pas zbulimit të këtij skandali të gjithë i llahtarisën, mendo që arriti që edhe prokuroria të detyrohet që të regjistrojë një procedim penal.

Dhe nga e gjithë kjo vetëm një njeri nuk është dëgjuar të flasë. Ai është njeriu që flet për gjithçka, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Para zbulimit të mega skandalit, Lali Eri dukej i kapluar nga ethe të forta dhe përfshihej fuqishëm në krizën e Unazës së Re. Ai arriti deri aty sa i shpalli luftë banorëve, duke i cilësuar ata edhe si talebanë.

Por pas zbulimit vetëm heshtje. Duke sikur kërkon t’i thotë Ramës që të gjithë koston politike do që t’ia lërë Ramës.

Ai është fshehur tani me shpresën se shqiptarët nuk do t’i faturojnë atij atë super vjedhje. Por qytetarët e Tiranës e njohin mirë Veliajn, e dinë mirë se ccfarë tha ai dhe si mori lidershipin në propagandën e rilindjes kundër banorëve të Unazës së Re.

Kjo fshehje dhe zhdukje e përkohshme nuk do ta shpëtojë Erion Veliajn. /55news.al/

Modifikuar më Tuesday, 18 December 2018 17:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...