Dhe socialistët rrinë e vështrojnë…

E Enjte, 27 December 2018 16:57

Eshtë për të ardhur keq kur shikon sot se kush e qeveris Shqipërinë. Nuk janë socialistët ata që drejtojnë e qeverisin,  sot në pushtet është sekti i Rilindjes, jo socialsitët,  por një sekt i rrezikshëm edhe për vetë socialistët. Mjafton një vëzhgim i thjeshtë dhe e kupton se ky sekt që sot është në krye të vendit nuk ka asnjë lloj personazhi të kastës së dikurshme që ka drejtuar vendin përgjatë këtyre 28 viteve. Ata që drejtojnë sot janë anonimë dhe nuk kanë asnjë lidhje me PS, as me të djeshmen e të sotmen e saj.

Ky sekt i rrezikshëm që solli në drejtimin e PS dhe në qeverisjen e vendit Edi Rama, e ka përzier edhe vetë PS me krimin e organizuar, ka hedhur baltë dhe ka poshtëruar edhe ato vlera që ka pasur dhe i ka PS.

Të gjithë kryeminstrat socialistë që kanë drejtuar vendin, kanë pasur kush më shumë e kush më pak  probleme të ndryshme, por askush prej tyre nuk është akuzuar për vjedhje e megavjedhje dhe bashkëpunim me krimin e organizuar, si ky sekti që po qeveris sot vendin me në krye kryehajdutin Edi Rama.

Asnjë qeveri socialiste më parë nuk ka pasur kaq shumë anonimë dhe të paaftë në pushtet që kanë rekordet më të zeza të qeverisjes së tyre, të përfshirë në afera korruptive me miliona euro, apo edhe në trafiqe të ndryshme kriminale.  Mjaftojnë vetëm “bëmat” e fundit, si korrupsioni me tenderin e Unazës së Re, devijimi i Lanës, etj dhe e kupton se ky vend është marrë peng nga kjo kastë e ky sekt që solli Edi Rama në 2013.

Asnjë kryeministër socialist nuk ka rekorde e përfshirje të tij direkt apo indirekt në krimin e organizuar, duke filluar nga futja në Parlament e njerëzve që janë të lidhur direkt me krimin, një pjesë edhe personazhe të krimit, apo përfshirjen e tyre në strukturat qeverisëse e deri poshtë në pushtetin lokal.

Asnjë kryeministër nuk është shquar për arrogance të hapur me qytetarin, me shtypin, me mediat, me opozitën e deri dhe me ministrant e vartësit e tij, sesa Edi Rama, duke demonstruar hapur prirjet e tij totalitare, pse jo diktatoriale.   

Asnjë qeveri nuk e ktheu vendin në republikë të kanabisit e heroinës, të krimit e vrasjeve, të kontrabandës, vjedhjes masive  e korrupsionit, si Edi Rama.

 E pra, sot nuk qeversin socialsitët, ata ndihen të marzhinalizuar dhe të nëpërkëmbur, ata vetëm rrinë e vështrojnë….

Modifikuar më E Enjte, 27 December 2018 20:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...