Pas tepsisë së bakllavasë, populli ka për t'ju sulur tepsisë së Edi Ramës!

Saturday, 29 December 2018 17:44

Nga Fatmir Guda

Njihet karakteristika e shqiptarit që festat sidomos ato tradicionale nuk i braktis, pavarësisht skamjes së ulur këmbëkryq në vatrat e tyre. Ata ikin nga një vit shumë herë më i zi se ai që lanë 365 ditë më parë, ku rekordet negative i provuan gjithandej, që nga pasiguria e jetës e pronës, varfërimi ekonomik prej papunësisë, rrogave të ulëta dhe taksave të larta, shëndeti i rrezikuar prej shëndetësisë së munguar dhe ilaçeve të shtrenjta e të skaduara, arsimimit të keq, dhe skandaleve pafund të aferave të qeverisë. Si një valvul e mirë shkarkimi, emigracioni, padiskutim kreu natyrshëm zbutjen e kërcitjes së fortë që pritej të ndodhte prej kësaj gjendje katastrofike në vend. Dhe sigurisht që për të pamundurit e të ikurve nga këtu u servir propaganda e qeverisë se "gjithë politika është njëlloj, kështu që janë mirë këta që qeverisin". Kjo nuk bën gjë tjetër veçse rreh ujët në hava për tu hequr atyre nervin e reagimit, pasi dihet fort mirë, që sistemi ky është dhe detyra e qytetarëve është vetëm ta përmirësojë atë duke vënë në funksion mekanizmin e rotacionit. Mekanizëm që e bën qeverinë të ketë frikë popullin dhe zhbën atë kulturë autokratike që sundon sot në vend ku populli është i tmerruar nga qeveria.

Por ashtu siç trupi zgjohet nga një vdekje klinike edhe shqiptarët befas duhej të ndjenin guximin e rinisë studentore për tu rizgjuar dhe kuptuar fuqinë e tyre të vërtetë që kishin në duar për t'ju imponuar qeverisë.

Në të katër anët e vendit dhe nga të gjitha shtresat sociale dhjetori erdhi protestash të fuqishme, të cilat për nga mesazhet e fuqishme të reagimit dhe gjendjes shumë të rëndë të jetesës në vend u afroheshin motamo atyre të vitit '90, që sollën rrëzimin e regjimit diktatorial më gjakatar në Evropë. Megjithëse ngjan që ka një biçim armëpushimi, asnjë shenjë revolte s'duket të jetë shuar, me përjashtim të oksigjenit gjithmonë e më të pakët në dispozicion të qeverisë, e cila me riformatimin e vet po me të njëjtin kryeministër Edi Ramën, vetëm sa i ka bërë fakt mëkatet që e rëndojnë.

Pikërisht të vajturit atje ku s'mban më, si asnjëherë tjetër s'ka bërë vaki t'i detyrojë një pjesë shqiptarësh dhe të braktisin atmosferën festive të fundvitit dhe të mbajnë ndezur atmosferën e protestave si ajo që po mbahet para kryeministrisë për tre ditë me radhë nga përfaqësues të diasporës dhe kategorive të ndryshme sociale.

Sigurisht edhe për pjesën tjetër të shqiptarëve që gjendja në vend ka kapur fundin, por që për forcë zakoni s'dijnë ta braktisin dot traditën e të festuarit, rrugëzgjidhja është e qartë: Pasi të mbarojnë tepsinë e bakllavasë kanë për t'ju sulur tepsisë së Edi Ramës, që me para e rixha ai ua bleu dhe ata ja shitën më 25 qershor 2017.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...