…Apo po vithiset…?

Diel, 30 December 2018 15:47

Nga Kastriot Islami

1-Më së fundmi, dhe fatmirësisht, është bërë e qartë për shumicën e shqiptarëve por edhe për shumë ndërkombëtarë, se qeverinë shqiptare e drejton një individ i paaftë dhe i papërgjegjshëm, që vazhdon të mbajë i vetëm timonin dhe tepsinë e pushtetit përmes lidhjeve me korrupsionin e krimin, ndërkohë që paratë e pista të klientelës së tij i pastron në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave në Europë, për ti transferuar më tej në llogari off shore në parajsat fiskale.

2-Pas veprimeve të shumta të opozitës, në parlament dhe jasht tij, dhe protestash të shumta të qytetarëve, Rama u përball me protestën më të madhe të deritanshme, atë të studentëve. Pas shuplakës dhe grushtit që i dhanë studentët, Rama i friksuar u detyrua të dorëzonte gjysmën e qeverisë, duke mos marrë asnjë përgjegjësi mbi veten dhe duke ja hedhur fajin vetëm të tjerëve që nuk e kishin vënë në dijeni për gjendjen katastrofike. Por Rama, për shkak të paaftësisë, papërgjegjshmërisë dhe manisë për të mashtruar tinëzisht qytetarët, futi kokën në rërë si struci dhe dhe bëri vetëm ndryshim të fasadës për të maskuar kalbëzimin dhe degjenerimin e keqqeverisjes së tij. Thënë shkurt u tall me studentët por dhe me qytetarët.

3-Në realitet, me ndryshimet në qeveri, Rama u rishfaq qesharak e karagjoz, diabolik, hileqar, tinëzar, mashtrues, cinik e provokues, sepse gjithçka prezantoi ishte e turpshme, mbi të gjitha aspak reflektuese për gjendjen reale dhe aspak dinjitoze e premtuese për të ndryshuar situatën në të ardhmen. Normalisht nuk ka përse i kërkohen një personi si Rama, që nuk ka as aftësinë, as formimin, as seriozitetin, as kapacitetin, as integritetin dhe as përgjegjshmërinë për të drejtuar qeverinë, që të vepronte ndryshe dhe askush nuk ka përse habitet që një personazh i tillë veproi në këtë mënyrë.

4-Me ndryshimet e bëra, Rama në mënyrë cinike e hileqare, Rama duke hequr disa të paaftë të korruptuar dhe i zëvendësuar me disa anonimë më të paaftë, madje disa edhe të korruptuar e potencialisht të korruptueshëm, vecse rriti nivelin e anonimatit, paaftësisë e mediokritetit qeverisë duke zëvendësuar disa manekinë prej kartoni me disa kukulla prej lecke, por pa asnjë shpresë se beteja për shkatërrimin e lidhjeve të qeverisë me krimin e korrupsionin do të rritet.

5-Sepse, me ndryshimet e bëra Rama, nuk synoi të adresojë gjendjen përmes ndryshimeve thelbësore të qeverisjes dhe filozofisë së saj, por tentoi të maskojë hajdutërinë e qeverisjes dhe lidhjet e tij personale me krimin duke i hequr djallëzisht identitetin kukullave qeveritare dhe shtuar anonimatin e qeverisjes, me synimin për të defokusuar goditjet e studentëve, qytetarëve dhe të opozitës, ndaj ministrave që tashmë ishin rrëzuar për shkak të paaftësisë së tyre por edhe shërbimeve klienteliste që bënin në funksion të ruajtjes së lidhjeve të Ramës me korrupsionin dhe krimin, me qëllimin e vetëm mbajtjen me çdo mënyrë e kusht të pushtetit

6-Është e sigurtë, se Rama për të shpëtuar kokën e tij, me ndryshimet e bëra, i hapi rrugën dërgimit në prokurori dhe ndëshkimit të ministrave të shkarkuar, ndonëse ai përpiqet ti qetësojë duke i siguruar se nuk do t’ju ndodhë asgjë dhe se do ti mbajë përsëri afër e të angazhuar. Nuk ka asnjë dyshim se Rama përgatitet që 4-5 prej ministrave të larguar tju ofrojë fatin e Tahirit sepse ndjen që nga SPAK do të vijnë ditë të pasigurta, pavarësisht se është përpjekur të kontrollojë përbërjen e tij.

7-Me ndryshimet në qeveri Rama pranoi dhe konfirmoi i plotësisht jo vetëm frikën e madhe nga protesta studentore por edhe kritikat e forta të opozitës, pavarësisht se përpiqet të hiqet ndryshe, Nuk ka asnjë dyshim se me ndryshimet në qeveri, Rama po ashtu u zbyth pjesërisht ndaj kërkesave të qytetarëve dhe studentëve. Sepse në fakt qeveria e tij praktikisht ra me protestën studentore, aq më tepër që realisht Rama nuk qeveris që prej marrjes i vetëm të timonit të qeverisë.

8-Por me ndryshimet e bëra, duke shkatërruar pas PS, edhe Rilindjen, Rama jo vetëm zbuloi kalbëzimin e thellë të qeverisjes së tij por ndërkohë zbuloi gropën e madhe ku po zhytet ai vetë. Sepse në këtë gropë të madhe të maskuar me gjethe, radhën për të rënë brenda tani e ka vetë Rama. Aq më tepër që ndryshimet e bëra pa asnjë analizë nuk premtojnë asgjë për të ardhmen, madje ato kanë krijuar edhe më shumë panik të brendshëm. Kështu ndodh gjithnjë kur tenton me hile e mashtrime ti largohesh realitetit dhe s’merr personalisht asnjë përgjegjësi përsipër. Për më tepër që pavarësisht se ci thonë servilat që i qëndrojnë pranë, ai s’dha asnjë shpresë se ardhmja do të jetë ndryshe.

9-Me ndryshimet e bëra, në arsim dhe në politikën e jashtme, janë krijuar shumë dyshime për mënyrën e fshehtë apo lidhjet klienteliste, por edhe arrogancën e cinizmin, veprime që duket se janë cilësuar të errta e provokative nga disa partnerë të rëndësishëm, e ndoshta me pasoja të keqllogaritura.

10-Thënë shkurtimisht, Rama me mediokritetin e perversitetin e tij, s’arriti të fshihte kalbëzimin e qeverisjes së tij por vetëm zbuloi gropën e madhe në të cilën duket do të bjerë vetë shumë shpejt, paravarësisht se tentoi ta mbulojë atë me gjethe. Ndryshe mund të thuhet se ndryshimet e bëra prej tij janë thjesht një vrimë në ujë sepse lidhjet e tij të fuqimshme me korrupsionin, krimin, trafiqet dhe pastrimin e parave mbeten; ato do të përqendrohen në të ardhmen vetëm tek Rama, ndërkohë që ai ka më shumë mundësi të lëvizë fijet e kukullave prej lecke që formalisht marrin drejtimin e ministrive, por pa kuptuar se çfarë ndodh me qeverisjen. Me ndryshimet e bëra një gjë është e sigurtë se nuk ndryshon: buxheti dhe pasuritë kombëtare do të menaxhohen nga Rama me oligarkët dhe kriminelët, ndërkohë që paratë e tyre, të monitoruara nga shërbimet partnere, dërgohen në llogari off shore në parajsat fiskale.

11-I vetmi “lajmi i mirë” është se me ndryshimet e bëra, në thelb asgjë nuk ka ndryshuar, madje në tërësi qeverisja vazhdon të degradojë e të kalbëzohet dhe qytetarët jo vetëm e kanë gjithnjë e më të lartë këtë realitet, që deri dje e ndjente secili mbi shpatullat e tij e të familjes së tij, por tanimë nuk kanë më frikë të dalin e të protestojnë gjithnjë e më të bashkuar. Rama me këto ndryshime vetëm zgjeroi gropën e vet drejt së cilës po orientohet me timonin dhe tepsinë e pushtetit, të shtrënguara fuqimisht vetëm në duart e tij. Apo po vithiset….

Modifikuar më Diel, 30 December 2018 19:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...