Edi Rama ka dalë sot dhe po çudit gjithë dynjanë. Është duke bërë një bilanc të vitit 2018, një bilanc që vetëm në kokën e tij ekziston.
Sot Rama është në situatë të vështirë sepse zero fjalë nga ato që ai thotë janë gënjeshtra. Janë absurditete, janë ‘të vërteta’ që ekzistojnë vetëm në realitetin që ai jeton, përroin e tij psiqik.
Shqiptarët e 2018-s jetuan në realitetin e vjedhjeve, skandaleve, në realitetin e mega aferave të qeverisë së tyre, në realitetin e ikjes nga vendi i tyre.
Por Rama thotë jo. Ai e mat standardin e jetesës së shqiptarëve me standardin e vilës së tij në Surrel. Ai e mat standardin e jetesës së shqiptarëve me atë të trafikantëve të drogës, oligarkëve, hajdutëve, me të cilët ai shoqërohet dhe bën pazaret në kurriz të Shqipërisë.
Sot Rama po gënjen, ai po bën atë që di të bëjë më mirë. Por gënjeshtrave të tij i ka ardhur fundi. Ai sot mund të llomotisë gjithë ditën e fundit të këtij viti. Por do të jetë fundviti i fundit që shqiptarët do t’ia lejojnë ta bëjë diçka të tillë.
Nuk do të ketë më 31 dhjetor tjetër për Ramën. Ky i 2018-s do të jetë i fundit për këtë Kryeministër. /55news.al/