Zëri i Amerikës: Studentët, gati për rifillimin e protestave

Diel, 06 Janar 2019 10:01

Në Tiranë, studentët e universiteteve publike po përgatitin rifillimin e protestave me kërkesat e tyre ekonomike dhe akademike. Ata thonë se vendimet e fundit të qeverisë nuk i përmbushin kërkesat e tyre. Jeta universitare në Shqipëri është paralizuar nga fillimi i dhjetorit, kur auditoret u zbrazën për shkak të disa tarifave të papërballueshme, shkruan Zëri i Amerikës.

Protesta e studentëve pritet të rifillojë të hënën me 8 kërkesa ekonomike dhe akademike, që lidhen me uljen e tarifave dhe plotësimin e të drejtave studentore dhe kushtet e jetesës.

Protesta sërish do të vazhdojë para kryeministrisë në shëtitoren Dëshmorët e Kombit, ndërsa studentët thonë se ata janë po aq të vendosur sa në fiillim, se nuk janë të përçarë, nuk kanë kryesi, nuk kanë përfaqësi dhe se nuk kanë bisedime me qeverinë.

Studentët thonë se mungesat në universitet janë të shumta, por këmbëngulin që qeveria të plotësojë kërkesat e tyre themelore.

Studentët janë të shqetësuar për ndërprerjen e studimeve, sepse kanë një muaj, që janë larguar nga auditoret.

Ata nuk kanë ndonjë vlerësim të ri për zëvendës ministren që u bë ministre, derisa ishte pjesë e kabinetit të mëparshëm.

Studentët kërkojnë që sa më parë t’u plotësohen kërkesat minimale, siçi quajnë ata, dhe të kthehen në auditore.

Protesta njëmujore e studentëve është paqësore, nuk u regjistrua ndonjë akt dhune apo dëmtim në mjedis, ndaj gjeti mbështetje nga qytetarët.

Qeveria ka miratuar disa vendime dhe ka kërkuar dialog me studentët, por sipas tyre, dialogu nuk është i nevojshëm në nivelin e kërkesave minimale bazike të të drejtave njerëzore.

Pas plotësimit të këtyre, secili fakultet mund të diskutojë për nevojat specifike, që kanë sipas profilit të vet, por kjo do të vijë pas plotësimit të kërkesave uniforme, që ata kanë në dobi të të gjithë studentëve.

Modifikuar më Diel, 06 Janar 2019 15:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...