Sot, publikisht u konfirmua ajo që dihej prej kohësh. Saimir Tahiri me këtë prokurori del i pa përlyer me trafikun e drogës së kushërinjve të tij Habilajt. Ndonëse Habilajt u akuzuan nga prokuroria e Arta Markut dhe Donika Prelës, se janë trafikantë, çuditërisht emri i ish-ministrit të Brendshëm Tahiri është ndarë nga dosja e grupit të strukturuar kriminal.
Sipas Arta Marku dhe Donika Prelës, ish-ministri duhet të akuzohet vetëm për shkelje të detyrës dhe jo për favorizim në trafikune drogës.
Mekanizmi që Rama ka për të shpëtuar Tahirin është Arta Marku. Kjo e fundit është joshur edhe me pozicionin në KED, një prej komisioneve kryesorë që do të ngrejë strukturat e Drejtësisë së re.
Kjo e fundit me së Donika Prelës në krye të Krimeve të Rënda ka nisur edhe shpëtimi për ish-ministrin më të suksesshëm të Ramës. Donika Prela largoi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, prokurorët e hekurt që po hetonin Tahirin, pavarësisht ndërhyrjeve. Elisabbeta Imeraj u komandua në Prokurorinë e Tiranës dhe Besim Hajdarmataj u degdis në Pogradec. Dosja e Tahirit tani është më e kontrollueshme dhe më e lehtë për të zbutur akuzat.
Nga vetë kryeministri, në publik u dhanë sinjale afrimiteti midis tij dhe ish ministrit narkotrafikant, që pas largimit të Xhafajt nga Ministria e Brendshme.
Këto dy sinjale duket se nuk i kanë pëlqyer ambasadës më të rëndësishme në vendin tonë, asaj amerikane. Ajo ka folur drejtpërdrejt për hetimin e Tahirit. Një pozicionim kundër treshes Rama-Marku-Prela.