Grupi kriminal i Tahirit po shkon pas hekurave, po me kryekumbarin çfarë do të bëhet?! Edhe sa do ta mbrojnë Edi Rama, Arta Marku apo ndonjë prokuror a gjykatës tjetër?!
Ai është njeriu për të cilin italianët kanë një dosje 400 faqëshe plot me fakte.
Ai është njeriu që kishte marrë para në dorë dhe shumë dhurata nga trafikantët. Ai ështe njeriu që ka udhëtuar jashtë me ta në të njëjtën veturë. Ka udhëtuar me jaht, ka fituar 5 milionë euro brenda një muaji. Dhe faktet s’kanë fund.
Megjithatë Edi Rama dhe ushtarët e tij në krye të institucioneve të drejtësisë kanë vendosur hë për hë ta mbajnë të ‘pafajshëm’ Tahirin.
Por kur Rama të jetë vetë para gjyqit popullor ccdo bëhet me pafajsinë e ish-ministrit Tahiri që tani krekoset?! Tahiri shumë shpejt do t’i vizitojë kushurinjtë e tij prapa hekurave. Drejtësia vonon por nuk harron.