Mefistofelët e 16 shkurtit

Diel, 27 Janar 2019 18:15

Nga Ilir Nikolla

Po shfaqet në mënyrë shqetësuese fenomeni i anti-opozitarizmit, por këtë herë, jo veç me zjarrin e porositur e mercenar të kryeministrit, por edhe me njëfarë “zjarri mik”, që në përgjithësi vjen nga brenda faktorëve që mund të hamendësohen si të rreshtuar me revoltën. Goditjet kundër protestës së 16 shkurtit vijnë me gjuhën e skepticizmit, me të shtimen fall paraprakisht se protesta nuk do të ketë sukses, se ajo është e rrezikshme, gati-gati e papajtueshme me demokracinë dhe me paranjoftimet se në fund të saj, dikush duhet të paguajë për mossuksesin.
Këta mefistofelë kanë edhe emra, por në përgjithësi janë një aleancë të poshtërish, që mundohen të fitojnë pozicion, duke luajtur kasandrën, me shpresë se 16 shkurti nuk do ta rrëzojë Ramën, apo me shpresë se do vonojë rezultati, sa lajmkëqijtë të marrin gabimisht këstin e parë të audiencës politike.
Sulmet ndaj protestës së 16 shkurtit, si përsëritëse dhe jo në përputhje me vlerat e demokracisë, janë në përgjithësi sulme të sponsorizuara nga kundërshtari politik, janë deklarime të atyre që e duan “status-quo”-në, që kanë përfituar prej saj dhe nëse nuk duan përfitime të tjera, duan të paktën të ruajnë fitimet që kanë arritur. Me një detajim të shpejtë, ata janë oligarkët dhe nënfishat e lidhur me ta, janë të inkriminuarit dhe narko-bota që s’do transparencë dhe së fundmi janë edhe burokratët formalë të pushtetit, të cilët nëse s’kanë mundur të marrin ndonjë llokmë si Rama, mbajnë shpresën se do t’u vijë radha apo së pakëti do t’u rezervohen edhe më tej thërrimet.
Kjo fashë edhe pritet, kur një lëvizje politike kërkon prishjen e një gjendjeje që po i largon shqiptarët nga atdheu i tyre e Shqipërinë nga BE.
Por bën përshtypje një emulacion mediatik, për ta shpallur paraprakisht të pamundur largimin e Edi Ramës nga qeveria, për ta detyruar opozitën të futet në një proces zgjedhor fasadë dhe për ta shpallur drejtuesin e saj si një të pazotin, pse s’ka mundur të thyejë pushtetin e hajdutëve dhe të të inkriminuarve. Frazat më të shpeshta të shqiptuara janë: “Rama nuk mund të rrëzohet me protesta”, “Rrëzimi i Ramës me protesta është antidemokratike”, “Rama nuk rrëzohet pa dhunë, por nëse ndodh, nuk do na njihet një pushtet i marrë me dhunë”.

Më tej akoma, një komponente e kësaj fushate mefistofelësh është edhe përmendja e historisë 6-vjeçare të opozitës, e cila pranohet se ka mbajtur protesta masive antiqeveritare, por që s’e kanë sjellë dot në pushtet.

Për zjarrin e sponsorizuar nga Edi Rama s’ka pse të shqetësohemi, pasi ai është i demaskuar e rrjedhimisht pak i dëmshëm, ndërkohë që na takon të ndalojmë tek “zjarri mik” e të shohim sa e dëmton kjo fushatë mefistofelësh, kjo fushatë njerëzish që e kanë shitur shpirtin dhe bëjnë tregti me dështimin, pa u shqetësuar për pasojat që mund t’i vijnë vendit. Këtyre tip hienash politike mund t’u kujtohet veç fati i hienës; ajo mund të hajë gjithë jetën kërmat e lëna në fushën e betejës, por asnjëherë s’do mundet të jetë e zonja e fushës. Vetëm, jo e jo, por as me shokë (shoqe, në rastin e shoqërisë së hienave).
Në fakt, shqetësimi kryesor është shqetësimi i protestës së 16 shkurtit. Ajo është një stacion i rëndësishëm në betejën për rikthimin e normalitetit të sistemit demokratik dhe “lobingu” i të gjithëve i duhet bashkuar këtij qëllimi. Asnjë llogari çakenjsh nuk na hy në punë hëpërhë dhe ata që e shpallin edhe publikisht “numrin e llogarisë” veç na ndihmojnë.
Përballja është aq e madhe sa vështirë të mund të vendoset nga një hile a nga një marifet alla “kalë Troje”. Restaurimi i sistemit demokratik flet fare qartë se më 16 shkurt askush s’do ta marrë pushtetin, e rrjedhimisht çakenjtë e asnjërës palë. Mefistofelët tanë po tregojnë dobësinë, duke luajtur kasandrën. Kjo fatmirësisht parathotë se me të vërtetë protesta e pritshme do të ngrihet në lartësinë e revoltës.
Nëse jo, e sigurt është se një datë tjetër, më e organizuar, më fatmirë do ia arrijë qëllimi, por paraprakisht mefistofelëve të 16 shkurtit, mund t’ju përsërisim refrenin e famshëm të këngës shqipe “shkofshi në rr.. s…”.
Bëjmë edhe pa ju, ia dalim megjithë magjinë axtuaj “vudu”.

Modifikuar më Hënë, 28 Janar 2019 11:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...