Më mirë të mbajmë demokracinë me dhunë se sa diktaturën me heshtje

Premte, 15 February 2019 08:12

Pedagogu dhe gazetari, Mak Marku deklaroi sonte në emisionin “Opinion” se në kushtet aktuale çdo formë reagimi ndaj qeverisë është e ligjshme. “Më mirë të mbajmë demokracinë me dhunë se sa diktaturën me heshtje”,– tha Marku.

Lidhur me akuzat për dhunë ndaj opozitës, Marku tha se në Francë po protestohet prej më shumë se 1 muaj dhe askush nuk i kundërshton.

“Më mirë të mbajmë demokracinë me dhunë se sa diktaturën me heshtje. Në popull po zjen pakënaqësia dhe nëse kjo protestë kalon në heshtje nga opozita do jetë populli që do marrë në dorë fatet e tij, qoftë edhe me dhunë. Nuk ka formë tjetër për të mbrojtur demokracinë në këto kushte përballë kësaj qeverie arrogante. Ka dy muaj që Franca bën protesta të dhunshme. Nuk e akuzon njeri opoziten aty se do të marrë pushtetin me dhunë. Kjo nuk quhet marrje e pushtetit me dhunë, por një formë e protestës së ashpër. Që opozita të protestojë në mënyrën më të ashpër të mundshme, siç ndodh në Francë, absolutisht jam dakord që ta bëjë dhe e mbështes”.

Modifikuar më Premte, 15 February 2019 12:19

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...