Teatri/ “Janë tronditur të gjithë shqiptarët”- Mark Marku: Edi Rama i ka shpallur luftë demokracisë, duhet ta mbrojmë me çdo kusht

Hënë, 18 May 2020 17:13

Pedagogu Mark Marku i ftuar në “News 24”, pak përpara protestës së opozitës të bashkuar dhe të shoqërisë civile, deklaroi se Edi Rama tashmë i ka shpallur praktikisht luftë demokracisë.

Marku tha se demokracia duhet mbrojtur me cdo kusht, pasi atë duan të na e uzurpojnë.

Edi Rama i ka shpallur luftë demokracisë. Ne jemi një shtet gangsterësh. Rama veproi natën, si një gangster që zbret natën dhe shkatërron Teatrin Kombëtar. Ishte goditje ndaj demokracisë shumë e rëndë. Unë nuk e kuptoj këtë demonstrim force. Beteja vazhdon. Monumentet  kulturore duhet të rikonstruktohet. Ky është një akt shumë i rëndë që nuk e bën as pushtuesi. Edhe pushtuesi ka qenë më i ndjeshëm. Vetëm ISIS ka shkatërruar veprat kulturore e talibanët. Forcë e ndërgjegjshme strukturore nuk e bën këtë gjë. Këta nuk janë politikanë, por kanë vepruar si banditë”, tha Marku.

Mark Marku ka kujtuar sesi popujt e ruajnë trashëgiminë e tyre kulturore.

Francezët nuk ndërtuan një Notre Dame tjetër. Ata e ndërtuan sërish. Praga që ka 1 milionë e 500 mijë banorë diku, ata kanë mbi 1700 teatro. Pse të mos ndërtonim teatrin e ri tek Bulevardi i Ri. Bulevardin shoqëroje me ndërtime të reja. Duhet të bënte atje. Por e shikojnë si truall për ndërtime, e ruajnë për pazare private”, u shpreh Marku.

Më tej, Marku vlerësoi se edhe të huajt, ambasadorët janë shprehur kundër prishjes së godinës së Teatrit.

“Edhe ambasadori gjerman, edhe ai britanik, edhe ambasadori i BE, edhe të tjerë që kanë shprehur tronditje, sic janë tronditur të gjithë shqiptarët. Shqetësimi i tyre ishte i qartë dhe mos-aprovim me gjuhë diplomatike. Çfarë do mendonte një i huaj që shembet Teatri brenda natës. Italia u trondit për një varr të cënuar. Janë komunistë që po ju tha Edi Rama që dilni natën dhe shkatërroni cdo gjë mund të dalin. Në rrjete sociale kishte tërbim ndaj Edi Ramës. Opozita veproi drejt”, vlerësoi Marku.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...