Sot është protesta e madhe e opozitës përballë Kryeministrisë. Protesta finale kundër qeverisë Rama, të cilën opozita e bashkuar e akuzon se ka fituar zgjedhjet nëpërmjet blerjes së votave me anë të bandave kriminale. Dosjet nr. 339 dhe nr. 184 faktojnë në prokurori emra ministrash, ish-ministrash, deputetë, kryebashkiakë, etj. të regjistruar duke bashkëpunuar me bandat në blerje votash. Pra opozita kërkon qeveri tjetër, pa Ramën kryeministër, që shkohet në zgjedhje të reja parlamentare.
Por sot një foto e cila po bëhet virale në rrjet tregon grupimet se kush do ta rrëzojnë Edi Ramën nga Kryeministër. Banorët e ”Unazës së Re”, studentët, artistët, naftëtarët, minatorët janë disa nga grupimet që kanë reaguar ashpër ndaj keqqeverisjes.
Dhe këta do ta rrëzojnë sot. Ora 11.00 fillon dhe nuk mbaron kollaj sonte…